Tirana
clear sky
32.5 ° C
32.5 °
32.5 °
35 %
1.5kmh
0 %
Mër
37 °
Enj
37 °
Pre
37 °
Sht
35 °
Die
35 °
E mërkurë, 23 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Nga vrasja e Mond Çekiçit në Durrës, te atentati në Kombinat dhe plagosja e vëllezërve në Shkodër, çfarë ndodhi sot në vendin tonë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

0009d8a9fb82323ba82e3f7da9179053

Vendi ynë është tronditur ditën e sotme nga tre ngjarje të rënda, bilnaci i të cilave është një person i vrarë, dy të plagosur dhe një vend i tërë e terrorizuar.

Mëngjesi nisi me ekzekutimin e Edmond Koçit, 40 vjeç, i cili u qëllua për vdekje me armë zjarri në Durrës, nga persona të maskuar dhe me kamuflazh ushtarak. Edmond Koçi ka qenë duke kaluar në rrugën e lagjes nr.16 në Durrës, kur është qëlluar me breshëri plumbash nga persona të maskuar. Viktima njihej në Durrës dhe si “Mond Çekiçi’. 40-vjeçari ka qenë ish-anëtar i bandës së Durrësit, dhe disa herë është shoqëruar dhe dënuar me burg.

Si pasojë e plagëve të marra, 40-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje. “Çfarë problemi keni?” Kjo është fjalia e fundit që ka thënë Edmond Koçi. Edmond Koçi konsiderohej nga Policia e Durrësit si person me rrezikshmëri të lartë, për shkak të së kaluarës së tij si anëtar i bandës së Lul Berishës, ndërsa ishte mik edhe me Emiljano Shullazin dhe Plarent Dervishaj.

Ndërkohë gjatë mesditës në orën 15:00 një person ka terrorizuar lagjen e Kombinatit në Tiranë, pasi qëlloi me armë zjarri drejt banesës së Artur Korteshit. Ky i fundit pati një konflikt dje me vëllain e autorit të ngjarjes, i identifikuar si Ronaldo Gurabardhi. Bëhet me dije gjithashtu se Korteshi ka qenë më herët i skeduara nga autoritetet, si i përfshirë në ngjarje kriminale.

Nga ana tjetër në Shkodër ranë pre e një atentati në fshatin Bardhaj vëllezërit Hoten dhe Marjan Doçaj. Njëri prej vëllezërve ka marrë plumb në krah dhe tjetri në këmbë, ndërkohë që të dy po marrin trajtimin në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Autori është Mesmir Perkoka, i cili ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të makinës me të cilin po udhëtonin vëllezërit.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img