Hapësire reklamuese

Politikë

Nga votimi familjar te denoncimet, Celibashi bën përmbledhjen e procesit të votimit: Patëm pezullim në 40 KZAZ

Shkruar nga Newsbomb
Nga votimi familjar te denoncimet, Celibashi bën përmbledhjen e

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, ka dalë në një deklaratë për mediat pas përfundimit zyrtar të procesit të votimit, ku dhe ka treguar problematikat të cilat janë hasur gjatë këtij procesi

Ai thotë se në 30 qendra votimi ka pasur raportime për votim familjar, ndërkohë thekson se ka pasur 1.094 tentativa për votim të dyfishtë.

Ndër të tjera, kreu i KQZ bën me dije se kanë qenë 16,597 votues për herë të pare.

“Në lidhje me procesin kemi pasur perzullime të procesit në 40 qendra të votimit. 30 qendra votimi është raportuar votim në grup, votim familjar. 4 raste kemi marrë raportime jashtë dhomës së fshehtësisë. Në vetëm 10% të qendrave është përdorur lista në mënyrë manuale.

2 qendra votimi të bashkive që ku është votuar elektronik, një në Elbasan e një në Paskuqan është përdorur vetëm nga 1 dy makinat, ndërkohë në të tjerat ka shkuar shumë mirë. Kemi administruar 35 votime”, tha Celibashi.

"Sipas të dhënave të sistemit të transmetimit dhe përpunimit të të dhënave të pajisjeve elektronike të idnetifikimit pjesëmarrja është 34.37% për ato qendra votimi që është raportuar në mënyrë elektronike. Numri i votuesve për herë të parë është 16.597. Kemi 1094 për tentative për votim të dyfishtë. Janë 10972 raste në të cilat votuesit janë votues që janë komisioner, operator apo me vendim gjykate që janë identifikuar në përmjet pajisjes elektronike si raste të veçanta", shtoi ai.

Vijon..

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese