Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
53 %
1.5kmh
0 %
Enj
23 °
Pre
28 °
Sht
28 °
Die
31 °
Hën
33 °
E enjte, 17 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Nga vjedhja te dhuna, arrestohen katër persona në Tiranë, njëri i shpallur në kërkim

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

94145224af628ed3e014407722455472

Policia ka arrestauar katër persona në Tiranë për vepra të ndryshme penale.

Ka rënë në prangat e policisë shtetasit G. D., 34 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”. Gjithashtu ky shtetas me datë 11.02.2021, ka tentuar të vjedh në një market.

Gjithashtu shtë arrestuar shtetasi  K. S., 22 vjeç, pasi në rrugën “Vangjush Furxhi”,  me vetëgjyqësi për shkak të një borxhi, është konfliktuar fizikisht me shtetasin D.D.

Njoftimi i policisë:

Arrestohen në flagrancë 4 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit G. D., 34 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”. Gjithashtu ky shtetas me datë 11.02.2021, ka tentuar të vjedh në një market.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit  K. S., 22 vjeç, pasi në rrugën “Vangjush Furxhi”,  me vetëgjyqësi për shkak të një borxhi, është konfliktuar fizikisht me shtetasin D.D.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. D., 28 vjeç,pasi në rrugën “Aleksandër Moisiu”, nga kontrolli i ushtruar në ambientet e brendshme të lokalit me qera të marrë nga ky shtetas janë gjetur në një tavolinë pokeri disa fisha plastike me ngjyra te ndryshme dhe letra bixhozi dhe dyshohet se janë përdorur për ushtrimin e paligjshme të lojrave të fatit.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. H., 33 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin nën efektin e alkoolit është përfshirë në një aksident me dy mjete të tjera, dhe për pasojë është dëmtuar pasagjeri në mjetin e tij shtetasi E. P, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img