Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
21 %
2.6kmh
0 %
Enj
21 °
Pre
21 °
Sht
21 °
Die
20 °
Hën
15 °
E enjte, 28 Tetor, 2021
spot_img

Nga vjedhja dhe vrasja tek trafiku i drogës, OFL në Tiranë e Elbasan, i kërkon llogari pasurie 5 të ‘rrezikshmëve’ (EMRAT)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

2d397143953e4dca3e674611971d18aa

Vijon Operacioni Forca e Ligjit. Kësaj here i janë dërguar kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve: Gentian Ajazi, Artan Brahja, Bashkim Shijaku (Serani, Tresa), Rigers Leka, Medi Peposhi.

Këta shtetas janë dënuar për vjedhje me armë, trafik narkotikësh dhe vrasje me paramendim.

Njoftimi i policisë

OFL, 29 tetor

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

G. A., banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

A. B., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim;

B. Sh. (S.,T.), banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

R. L., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim;

M. P., banues në Tiranë, dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img