Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Nga vila qeveritare, Rama kritika kryebashkiakut të tij: S’mund të bëjmë ç’të duam, e pastaj të themi hajd se Vlorën prap e fitojmë

Shkruar nga Newsbomb
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama mohoi të ketë patur debat të ashpër me kryebashkiakun e Vlorës Dritan Leli, por nuk kurseu kritikat e ashpra ndaj tij, në një intervistë për një televizion lokal nga vila qeveritare në këtë qytet.

Rama tha se dikur në Vlorë, institucionet e qeverisë qendrore bënin pazare për vendet e punës, ndërsa sot ndonëse nuk ekziston ky fenomen, duhet bërë edhe më tepër.

“Duhet që në momente të caktuara t’i japim vetes një shtytje përpara. Duhet të bëjmë më tepër, të kërkojmë më tepër nga vetja,” tha Rama për televizionin 6+1Vlora.

Pjesë nga deklarata e Ramës:

Kur e thashë më parë që ne kemi nevojë të shohim me më shumë më tepër vetëdije dhe të kërkojmë më shumë nga vetja. Thashë që e respektoj kryetarin e Bashkisë, integritetin e tij, në të gjithë këto vite kemi punuar së bashku dhe ai ka qenë një bashkëpunëtor i vlefshëm. Që do të thotë që pikërisht pse unë besoj shumë se ka shumë potencial akoma, edhe ai vetë por edhe PS Vlorë, edhe qeveria, është gjithmonë e shëndetshme që në momente të caktuara t’i japim vetes një shtytje përpara. Përsa i përket sondazheve, ato janë kuptimplota, por çka unë dua është që ne të shkojmë edhe përtej sondazheve, që do të thotë se ne në Vlorë diskutojmë edhe thellësinë e fitores, jo vetëm fitoren.

Një skuadër që fiton, është një skuadër që nuk gjykohet thonë, por nga ana tjetër është një skuadër që synon të vazhdojë të fitojë, të jetë më shumë kririke. Kjo vlen për të gjithë, edhe për Dritanin. Dritani duhet të bëjë më shumë, potencialin e ka, mbështetjen e komunitetit e ka, por mbështetja duhet ushqyer ditë për ditë. kur kujtohem që vite më parë në institucionet e qeverisë qëndrore në Vlorë bëheshin pazare të përditshme, e sot nuk flitet më për hyrje në punë me lekë apo gjëra që cënojnë etikën e drejtimit. Ky sot është një ndryshim i rëndësishëm, por është i pamjaftueshëm. Duhet të bëjmë më tepër, duhet të kërkojmë më tepër nga vetja. Nuk duhet ta marrim Vlorën si vendin ku ne bëjmë çfarë bëjmë e prap fitojmë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll