Tirana
few clouds
10.3 ° C
10.3 °
10.3 °
66 %
2kmh
20 %
Enj
19 °
Pre
20 °
Sht
17 °
Die
21 °
Hën
22 °
E enjte, 13 Maj, 2021
spot_img

Nga varrimi deri te zia kombëtare, ja çfarë parashikon protokolli pas vdekjes së Princ Philip; Ç’do të ndodhë me Mbretëreshën

spot_img

Lajme të ngjashëm

Princ Philip ndëroi jetë ditën e stome duke lënë pas një dhimbje të madhe jo vetëm të familja mbretërore por, në të gjithë Britaninë e Madhe. Ai ishte e martuar me Mbretëreshën Elizabeth që nga 1947, 5vjet para se të bëhej Mbretëreshë dhe kishin katër fëmijë, tetë nipër e mbesa dhe 10 stërnipa.

Pas vdekjes së tij tani do të zbatohet protokolli i njohur si “Ura e katërt”, një plan për atë që do të pasojë pas tij.

Periudha kombëtare e zisë

Mbretëria e Bashkuar ka hyrë në zi kombëtare e cila do të zgjasë deri në varrim.  Periudha e zisë duhet të respektohet nga të gjithë, përfshirë  dhe përfaqësuesit kombëtarë të cilët shërbejnë jashtë vendit.

Të gjithë flamujt do të valviten në gjysmë shtizë, me përjashtim të flamurit Royal Standard, mbi Pallatin Buckingham pasi përfaqëson monarkinë dhe anëtarët e Parlamentit do të veshin shirita të zinj dhe në rastin e burrave, kravata.

Gjithashtu, autoritetet lokale (qytete, qyteza, fshatra, etj.) Do të thirren që t’i kushtojnë “vëmendje të veçantë” ushtrimit të aktiviteteve të tyre zyrtare.

Periudha e zisë së Mbretëreshës

Gjatë periudhës së zisë kombëtare, mbretëresha nuk do të kryejë punë publike dhe nuk do të miratojë ligje të reja.

Funerali

Si bashkëshorti i Mbretëreshës, Princi Philip ka të drejtë për një funeral shtetëror, i cili përbëhet nga homazhet në Ëestminster Hall dhe varrosja në Kapelën e Shën Gjergjit në Kështjellën Ëindsor. Nga informacionet e mediave të huaja mendohet se Princi Philip ka zgjedhur një funerale private të stilit me varrim në Kopshtet Frogmore, ku ndodhen Mbretëresha Victoria dhe Princi Albert.

Kush do të marrë pjesë në varrim?

Bazuar në dëshirat e Princit Philip, pritet që vetëm familja, miqtë dhe krerët e shteteve nga vendet e Komonuelthit të marrin pjesë në varrim.

Pas varrimit

Pas varrimit të bashkëshortit të saj, mbretëresha pritet të vazhdojë detyrat mbretërore.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img