Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
42 %
1.5kmh
0 %
Hën
37 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
34 °
Pre
33 °
E hënë, 2 Gusht, 2021

Nga reper në kryetar partie, Albin Kurti uron kreun e ri të PDK-së: I ofroj bashkëpunim për interesin kombëtar

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar kreun e ri të zgjedhur të PDK-së, Memli Krasniqin, i cili u zgjodh nga delegatët e partisë së themeluar nga Hashim Thaçi.

Kurti shprehet besimplotë se kjo zgjedhje do të ofrojë një udhëheqje të qendrueshme për vazhdimësinë e reformave.

I garanton se si kryeministër i Kosovës i ofron bashkëpunim për temat që përbëjnë interes kombëtar.

Urimi i Albin Kurtit

I uroj punë të mbarë kryetarit të ri të PDK-së, z. Memli Krasniqi.

Mbështetjen që e mori sot nga strukturat e subjektit të tij i garantojnë një udhëheqje stabile për t’i zhvilluar reformat që mendon se janë të nevojshme për PDK-në.

Si kryeministër i Kosovës dhe kryetar i Lëvizjes i ofroj bashkëpunim në temat me interes nacional dhe ballafaqim të ideve e qëndrimeve për të mirën e përbashkët të shtetit dhe qytetarëve.

Të punosh për Kosovën e kombin tonë nuk është kurrë mjaftueshëm dhe e kemi obligim secili.

LEXO EDHE: I zuri vendin Hashim Thaçit, kush është Memli Krasniqi që u zgjodh kryetar i PDK-së

Krasniqin e ka uruar dhe deputeti shqiptar në Parlamentin e Kosovës, Shaip Kamberi.

Përmes një postimi në Facebook, Kamberi shprehet se sa më të mira të jenë partitë politike në Kosovë, aq më shumë mundësi do të ketë edhe për Luginën e Preshevës.

“Uroj z.Memli Krasniqi për zgjedhjen e tij kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës. I dëshiroj suksese në udhëheqjen e partisë. Përgëzime delegatëve për mbarëvajtjen e Konventës. Sa më të mira partitë politike në Kosovë, aq më shumë mundësi edhe për Luginën e Preshevës”, ka shkruar deputeti Shaip Kamberi.

Më shumë

spot_img
spot_img