Tirana
scattered clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
50 %
2.1kmh
40 %
Mar
25 °
Mër
35 °
Enj
34 °
Pre
32 °
Sht
31 °
E martë, 9 Gusht, 2022
spot_img

Nga Universiteti në punë në Shqipëri, 5 të rinj dhe shembulli i tyre

spot_img

Lajme të ngjashëm

Shumë të rinj në vend mund të kenë dilema dhe pasiguri gjatë jetës së tyre universitare, lidhur me mundësitë dhe perspektivat e zhvillimit profesional në të ardhmen. Shpeshherë vajza dhe djem plot energji nuk kanë shumë besim t’u drejtohen praktikave profesionale, pasi e gjykojnë një gjë të tillë, si shfrytëzim, apo humbje kohe, nga ku nuk mund të rriten profesionalisht.

albsig

 

Dhe jo më kot, pasi nuk janë të pakta rastet e verifikuara, kur ky zhgënjim buron nga mënyra se si operohet në mjaft sipërmarrje të tregut vendas.

Por për fat të mirë situata nuk është kaq e pashpresë kudo.

Këto stereotipe janë në antitezë me atë që ndodh në realitet në një nga korporatat më të mëdha në Shqipëri.

Gjatë vitit 2018, nga 230 të rinj dhe të reja që kanë kryer praktikën e tyre profesionale pranë Grupit Balfin, plot 33% prej tyre janë punësuar pranë shoqërive të këtij grupi biznesesh, ndërkohë që një pjesë e mirë janë punësuar në kompani të tjera, edhe falë vlerës së shtuar që ka marrë CV-ja e tyre, për faktin se hapin e parë në karrierë e kanë hedhur në një mjedis të sigurt profesional.  

Pra, sikurse mund të kuptohet nga shifrat, këto praktika pune nuk janë thjesht formalitete, por një perspektive serioze profesionale për të ardhmen.

Një pjesë e madhe e këtyre praktikave janë kryer nga nxënësit e shkollave profesionale në Elbasan dhe Bulqizë, ku ata kanë edhe mundësi shumë të mirë punësimi në sektorin minerar, ku grupi Balfin operon përmes kompanisë AlbChrome. Balfin ka investuar në këto shkolla me programe të mirëfillta në mbështetje të formimit profesional në kuadër të politikave të tij të Përgjegjësisë Sociale. 

Nga numri total i praktikantëve për vitin 2018 në Balfin, rezulton se 60% e tyre janë nga shkollat e mesme të vendit, ndërsa 40% janë studentë të institucioneve të arsimit të lartë.

Këto praktika dhe punësime marrin edhe më tepër vlerë, po të kihet parasysh balanca gjinore në Grupin Balfin, ku për tregun e Shqipërisë, raporti ndërmjet meshkujve dhe femrave të punësuara është 60% me 40%, si rrallëkund në institucione të tjera, qoftë publike apo private. Kjo shifër shkon ndjeshëm në favor të vajzave dhe grave, të cilat janë plot 55 përqind e totalit, nëse grupit nuk i llogaritet numri i të punësuarve në sektorin minerar, i cili për nga vetë natyra është i dominuar nga meshkujt.

Po pse është kaq e rëndësishme për të rinjtë që të kryejnë praktikën profesionale pranë kompanive si Balfin?

“Në Balfin, ne besojmë fort se praktikat që ofrojmë janë një mundësi e shkëlqyer për ata studentë të cilët synojnë që të hedhin hapin e parë drejt tregut të punës. Atyre u jepet mundësia që të punojnë dhe të eksplorojnë mjedisin tonë profesional. Studentët në këtë mënyrë janë në qendër të vëmendjes dhe do të përfitojnë shumë aftësi duke ndërvepruar me profesionistë me shumë përvojë, pa harruar se ata gjithashtu krijojnë kontakte të reja dhe me peshë dhe krijojnë një rrjet të vlefshëm njohjesh për të ardhmen e tyre profesionale. Ish-praktikantët e Grupit Balfin e dinë në vetën e parë se koha që shpenzuan në këtë Grup, hodhi themelet për karrierën e tyre të ardhshme, duke i rritur në mënyrë të ndjeshme mundësitë e tyre për të aplikuar për vende pune, duke i bërë ata më të kërkuar si punonjës potencialë” – shprehen drejtuesit e Burimeve Njerëzore të Grupit.

Grupi Balfin ka marrëveshje zyrtare mbi praktikat e punës me shkollat profesionale në Elbasan dhe Bulqizë, për të cilat kompania ka investuar direkt, si dhe marrëveshje të tjera bashkëpunimi mbi praktikat me shkollat e mesme profesionale “Gjergji Canco” në Tiranë, si dhe me Shkollën e Mesme Profesionale Tregtare në Vlorë.

Gjithashtu Grupi ka marrëveshje mjaft të frytshme bashkëpunimi për këto praktika edhe me universitete si Tirana Busines University, Epoka University, Universiteti Evropian i Tiranës, Kolegji Profesional i Tiranës, Universiteti New York,  Fakulteti Ekonomik i Universitetit të Tiranës e kështu me radhë edhe me mjaft Universitete të tjera, publike dhe private.

Ekspertët bëjnë të ditur se profilet më të kërkuara profesionale të momentit janë ato në sektorin e financës, të burimeve njerëzore, të marketingut dhe të teknologjisë së informacionit (IT).

Praktika të shumta kryhen në sektorë të ndryshëm biznesi nga kompani të mëdha të grupit Balfin si Neptun, Spar Albania, Jumbo, AlbChrome, Acrem, Balfin Real Estate, etj, kështu që më poshtë po paraqesim disa syresh. Ne pyetëm pesë të rinj, të cilët pas praktikës profesionale janë punësuar menjëherë.

 Luizita Voda është 22 vjeçe dhe një studente ekselence e Diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës. Pas një praktike 4 mujore në selinë qendrore të Balfin, ajo aktualisht është punëusar në pozicionin e juristes pranë Departamentit Ligjor të Grupit.

Screenshot_27.jpg

“Praktika në Balfin ka qenë një mundësi e artë jo vetëm për t’u bëre pjesë e tregut të punës, por edhe një eksperiencë sfiduese nga pikëpamja e zhvillimit të njohurive dhe kapërcimit të kufijve që i vendosim vetes. Përpjekja e vazhdueshme për tu përmirësuar dhe aftësia për të qenë i hapur ndaj dinamikave dhe sfidave të së përditshmes, janë karakterisika që fitohen si rezultat i punës dhe bashkëpunimit me profesionistët e Balfin Group, të cilët pa kuptuar, bëhen shembulli yt si punëmarrës i ri, dhe formësojnë mentalitetin tënd të të punuarit” – shprehet Luizita mbi përvojën e saj të suksesshme.

Xhekson Koleci është 22 vjeç, ai ka një diplomë Bachelor në degën Informatikë Ekonomike pranë Universitetit të Tiranes dhe aktualisht ndjek programin Master Shkencor në Sisteme Informacioni në Ekonomi.

Ai ka kryer një praktikë 4-mujore në Departamentin e Sistemeve Informatike pranë Grupit Balfin dhe shprehet se ajo i ka shërbyer për rritjen e tij profesionale.

Xheksoni thotë se punësimi i tij menjëherë pas internshipit, ishte sfidues dhe motivues njëkohësisht, por falë edhe mbështetjes së kolegëve të Departamentit të Sistemeve të Informacionit ai ia doli dhe sot mban pozicionin Specialist i Suportit në Terren.

 

    Screenshot_28.jpg           

Adela Braho është 21-vjeçe ndjek studimet Bachelor në degën e Administrimit të Biznesit pranë Tirana Business University.

Screenshot_29.jpg

Pas një praktike 3-mujore pranë kompanisë AlbChrome, tashmë ajo është punësuar në pozicionin e specialistes në Departamentin e Shitjeve të kësaj kompanie.

“Praktikën e cila u pasua me punësimin në Albchrome, e cilësoj si një vlerë të shtuar, profesionalisht por jo vetem. Mësova të punoj në kolektiv dhe në një ekip, te mbart pergjegjesine e te vepruarit dhe komunikuarit me nivele me te larta, te pershtatem me disiplinen dhe të pajisem me njohuri shumë të vlefshme në një punë specifike, atë të industrisë së rëndë minerare. E konsideroj si një hap thelbësor në karrierën time, prej së cilit po marr formimin tim profesional për të ardhmen” – thotë Adela.

Dejvis Projku është i diplomuar pranë “Canadian Institute of Technology CIT” në degën Inxhinieri Softi.

 

Screenshot_30.jpg

Pas një praktike 3-mujore në Balfin, ai është punësuar si Specialist i Implementimit dhe Suportit në terren. “Nisja e praktikës në Balfin ishte një eksperiencë e re për mua në një kompani të tillë. Punësimi  menjëherë pas praktikës është shumë domethënës pasi ndihesh shumë i vlerësuar” – thotë ai.

Nensi Duli, 24 vjeçe, e diplomuar në Inxhinieri Mjedisi, pas një praktike tre mujore te Spar Albania, sot është punësuar si specialiste në Departamentin e Financës të kësaj kompanie.

Screenshot_31.jpg

“Ndryshimin profesional të kësaj praktike te vetja e vura re menjëherë. Përshtatja me procesin e punës dhe me kolegët ndikoi goxha tek unë. Të jesh pjesë e një kompanie dinamike të bën që të mësosh shumë. Përveç nxënies, kjo eksperiencë më ritheksoi rëndësinë e punës në grup. Puna dhe përshtatja ime në Departamentin e Financës, ndonëse intensive, është shumë harmonike, e këndshme dhe jam e lumtur të them se jam me fat që sot, pas një Internshipi tre mujor, jam pjesë e Departamentit të Financës në Spar Albania” – thotë Nensi.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img