Tirana
clear sky
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
78 %
0.5kmh
0 %
Sht
38 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
39 °
Mër
34 °
E shtunë, 31 Korrik, 2021

Nga Ulsi Manja dhe Alket Hyseni, te Myslim Murrizi dhe Vasilika Hysi, ngrihet Komisioni ‘Ad Hock’: 12 deputetë do merren me plotësimin e vendeve vakante në KPK dhe KPA

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kuvendi ka miratuar sot ngritjen e Komisionit Parlamentar “Ad Hoc”, i cili do të merret me përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë zëvendësues për pozicionet Komisioner të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Komisioner Publik.

Ky Komision do të jetë i përbërë nga 12 anëtarë, 6 të opozitës dhe pjesa tjetër i përket maxhoranës. Ata kanë 1 javë kohë për të zgjedhur anëtarët zëvendësues në komisionet e Vettingut.

VENDIM I KUVENDIT:

PËR KRIJIMIN DHE PËRBËRJEN E KOMISIONIT AD HOC ME 12 ANËTARË PËR PËRZGJEDHJEN E KANDIDATËVE PËR ANËTARË ZËVENDËSUES PËR POZICIONET KOMISIONER TË KOMISIONIT TË PAVARUR TË KUALIFIKIMIT DHE KOMISIONER PUBLIK Në mbështetje të nenit 78, pika 1, të Kushtetutës, ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe nenit 55, pika 1, të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, me propozimet e kryetarëve të grupeve parlamentare,

K U V E N D I I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË V E N D O S I:

I. Krijimin e Komisionit Parlamentar ad hoc për Përzgjedhjen e Kandidatëve për Anëtarë Zëvendësues për Pozicionet Komisioner të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Komisioner Publik.

II. Përbërja e Komisionit Parlamentar ad hoc për Përzgjedhjen e Kandidatëve është si më poshtë:

a) Nga grupet e shumicës parlamentare caktohen deputetët:

1. Ulsi Manja Kryetar

2. Klotilda Bushka Anëtare

3. Alket Hyseni Anëtar

4. Adnor Shameti Anëtar

5. Vasilika Hysi Anëtare

6. Elena Xhina Anëtare

b) Nga grupet e pakicës parlamentare caktohen deputetët:

1. Myslim Murrizi Nënkryetar

2. Nimet Musai Anëtar

3. Edmond Stojku Anëtar

4. Arlind Çaçani Anëtar

5. Halil Jakimi Anëtar

6. Klajdi Qama Anëtar

1. Edmond Leka anëtar zëvendësues

2. Arben Elezi anëtar zëvendësues

III. Përzgjedhja dhe votimi në Komisionin ad hoc bëhet nga lista për votim e përcjellë nga Komisioni ad hoc për Verifikimin e Kandidatëve me shkresën nr. 1553/5 Prot., datë 31.5.2017, nëpërmjet një sistemi elektronik që mundëson votimin e fshehtë, ku secili anëtar voton për një kandidat.

IV. 1. Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit verifikon nëse kandidatët e listës për votim, të
përcjellë nga Komisioni ad hoc për Verifikimin e Kandidatëve gjatë vitit 2017 shprehin ende interes për të qenë kandidatë në këtë proces, si dhe nëse plotësojnë kriteret e zgjedhjes së anëtarëve të institucioneve të rivlerësimit sipas përcaktimeve në nenin 6 të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, për periudhën 2017-2021 si më poshtë:

a) ndaj kandidatit nuk ka nisur një hetim penal, nuk është dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi, për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje, ose nuk ka qenë subjekt i ndalimeve të parashikuara në ligjin “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”;

b) kandidati nuk ka ushtruar funksione politike në administratën publike ose nuk ka mbajtur pozicione drejtuese në një parti politike;

c) ndaj tij nuk është marrë masa disiplinore e largimit nga puna ose ndonjë masë tjetër
disiplinore, e cila është ende në fuqi, sipas legjislacionit;

ç) kandidati nuk ka qenë gjyqtar, prokuror, këshilltar ligjor ose ndihmës ligjor gjatë dy
viteve të fundit;

d) kandidati nuk ka qenë ekspert i caktuar nga partitë politike, si dhe nga ministri i
Drejtësisë;

dh) kandidati nuk është më shumë se 65 vjeç.

2. Për plotësimin e kritereve të përcaktuara në pikën 1 të paragrafit IV të këtij vendimi,
kandidati dorëzon në Kuvend brenda afatit të njoftuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit shprehjen e interesit dhe deklarimin e nënshkruar prej tij, me anë të të cilit deklaron mosekzistencën e shkaqeve për të kandiduar. Deklarimi i rremë përbën shkak për përgjegjësi penale sipas ligjit.

3. Mosshprehja e interesit nga ana e kandidatit, si dhe mosdorëzimi i vetëdeklarimit prej kandidatit brenda afatit të njoftuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, sipas përcaktimeve të pikës 2 të paragrafit IV të këtij vendimi, përbën shkak për heqjen e kandidatit nga lista për votim.

V. Ngarkohet Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit për ngritjen e sekretariatit teknik që do të mbështesë punën e Komisionit dhe funksionimin e sistemit elektronik, që mundëson votimin e fshehtë të emrit/emrave të anëtarëve zëvendësues, në zbatim të kërkesave të nenit 10 të ligjit nr. 84/2016. 3 VI. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E T A R I Gramoz RUÇI Miratuar në datën 24.6.2021

Më shumë

spot_img
spot_img