Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
60 %
6.2kmh
0 %
Mar
19 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
29 °
E martë, 15 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Nga Ujëvara e Mirushës, tek “Shpella e Bukuroshes së Fjetur”, cilat janë pesë destinacionet turistike më të bukura për t’u vizituar në Kosovë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Në çdo stinë të vitit Kosova është një destinacion i shkëlqyer për t’u vizituar. Ndonëse një vend me shtrirje gjeografike të vogël, Kosova ofron mundësi të shumta për vizitorët vendas dhe të huaj.

Peizazhe të bukura, malet e larta, qendrat e vjetra të qytetit, ujëvarat dhe ndërtesat e lashta fetare janë disa nga opsionet për të  kaluar një fundjavë të këndshme atje.

Më poshtë po iu rendisim disa nga pikat turistike që nuk duhet t’i humbisni gjatë vizitës suaj në Kosovë:

1-Lugina e Rugovës

Një nga pikat kryesore të natyrës së Ballkanit është Lugina e Rugovës. Një varg i shtrirë malor me ujëvara dhe shkëmbinj. Ky vend në çdo sezon ka bukurinë e tij, e cila vlen për t’u vizituar.

1 15

2-Ujëvara e Mirushës

Një ndër peizazhet më të bukura dhe të egra të Kosovës, e cila gjendet e fshehur mes pyjeve dhe maleve në Malishevë.

Këto Ujëvara janë pjesë e një parku me rëndësi të veçantë natyrore, shkencore, kulturore dhe turistike,   ku çdo vizitor nuk duhet ta lerë pa e shijuar këtë vend.

2 12

 3- Prevalla

Prevalla është bërë destinacion i njerëzve që vuajnë nga sëmundje të ndryshme, pasi thuhet se terapia me oksigjen, bën qelizat kancerogjene të shkatërrohen. Ajri i pastër dhe lartësia mbi nivelin e detit bën që Prevalla të ketë shumë benefite për shëndetin e njerëzve. 

3 12

4- Kalaja e Prizrenit

Prizreni është një qytet me histori të lashtë, prej nga është shkruar një pjesë e historisë shqiptare. Gjëja e parë që na vjen ndërmend kur përmendet ky qytet është “Lidhja e Prizrenit”. Një  ndër objektet që vlen për t’u vizituar është Kalaja e Prizrenit, fortesa e qëndrueshmërisë së këtij vendi, simboli i qytetit dhe një element i rëndësishëm në identitetin kulturor të Kosovës.

4 6

5- Peja, një prej qyteteve më turistike në Kosovë

Peja është një qytet i bukur në Kosovë, i cili shtrihet në Luginën e Lumbardhit, rrethuar nga Alpet shqiptare. Kjo shtrirje gjeografike i ka dhënë vendit një natyrë të mrekullueshme, falë së cilës tërheq turistë nga vende të ndryshme. 11 kilometra larg qytetit të Pejës, në fshatin Radavc, gjendet një shpellë e cila mund të cilësohet si një “mrekulli natyrore”. Ajo njohet ndryshe, si shpella e “Bukuroshes së fjetur”.

5 4

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img