Tirana
clear sky
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
77 %
0.5kmh
0 %
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
42 °
Pre
33 °
Sht
36 °
E martë, 3 Gusht, 2021

Nga Topalli te Patozi e Myslim Murrizi, regjistrohen në KQZ 10 partitë e para, 2 kandidatë mbledhin firma për të garuar si të pavarur (E PLOTË)

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

ce7ae70eee3ad9df9f785f807c4f9fce

10 partitë e para janë regjistruar sot në KQZ për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Në mbledhjen e mbajtur sot nga KQZ, janë shqyrtuar të gjitha kërkesat e partive dhe duke qenë se ato kanë qenë në rregull, kërkesat e tyre janë pranuar.

Mes emrave që bien në sy pasi janë regjistruar të parët, janë Jozefina Topalli, Myslim Murrizi dhe Astrit Patozi. Dy të parët garojnë për herë të parë në zgjedhje me partitë e tyre.

Partitë e regjistruara në KQZ sot janë: Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Bindja Demokratike, Lëvizja për Ndryshim, Lëvizja Demokratike Shqiptare, Ora e Shqipërisë, Aleanca Demokratike Shqiptare, Lëvizja e Legalitetit, Balli Komëtar, Partia Emigracioni Shqiptar dhe Partia e Reformave Demokratike.

Gjithashtu, dy kandidatë që do të garojnë të pavarur në zgjedhjet e 25 prillit kanë nisur procesin për mbledhjen e firmave. Dy kandidatët janë Plarent Aleksi  dhe Pal Shkëmbi, të Komitetit Nismëtar. Aleksi do të kandidojë në Berat kurse Shkëmbi në Shkodër.

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img