Tirana
clear sky
12.3 ° C
12.3 °
12.3 °
67 %
1.6kmh
0 %
Enj
18 °
Pre
20 °
Sht
16 °
Die
20 °
Hën
22 °
E enjte, 13 Maj, 2021
spot_img

Nga Tirana në Elbasan, Ilir Meta shfaqet në shfaqet në Shijak: Ka radhë të gjata dhe pjesëmarrje të lartë, për çdo shqetësim kam këtu këshilltarët

spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti Ilir Meta është shfaqur pak minuta më parë në Shijak. Nga Tirana ku ishte në mëngjes, e më pas në Elbasan, kreu i shtetit ka dhënë pak më parë deklaratë nga fshati Hardhishtas i Shijakut.

Sipas Metës, ai kishte shkuar atje pasi kishte marrë sinjalizime për probleme të vogla teknike, por siguroi qytetarët se dy këshilltarët e tij janë atje dhe do dëgjojnë çdo shqetësim të tyre. Sipas Metës, i vetmi problem ishin radhët e gjata dhe pjesëmarrja e lartë, për të cilat tha se duhet të shtohen akoma më shumë.

“Për  çdo shqetësim që do kenë, këshilltarët e mi janë këtu. Edhe ndërkombvëtarë janë këtu. Jam besimplot që Shijaku do të shkëlqejë dhe do të nxjerri në pah vlerat e bashkëjetesës demokratike. I vetmi problem është se ka radhë të gjata dhe pjesëmarrje të lartë.

Por kjo nuk ka problem, madje duhet të rritet. I ftoj të gjitha forcat politike dhe të gjithë administruesit e këtij procesi që të vazhdojnë në këtë mënyrë. Kjo ditë që nisi kështu e mrekullueshme, kështu duhet të vazhdojë. Edhe nata kështu duhet të vazhdojë, me dritë”, tha Meta ndër të tjera.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img