Tirana
broken clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
55 %
1.5kmh
75 %
Sht
15 °
Die
19 °
Hën
20 °
Mar
21 °
Mër
21 °
E shtunë, 16 Tetor, 2021
spot_img

Nga themelimi i Universitetit ITU te spitali i Fierit dhe restaurimi i Xhamisë së Shkodrës, çfarë firmosi Rama me Erdoganin në Turqi

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

edd4bd15393aad5d09f9d5e7855a5938

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama së bashku me një pjesë të kabinetit qeveritar kanë qenë sot në Turqi, ku zhvilluan një takim me presidentin Rexhep Tajip Erdogan dhe stafin e tin ministror.

Në këtë takim janë nënshkruar disa marrëveshje në dukje të rëndësishme për Shqipërinë.

Ndër marrëveshjet që u nënshkrua është Krijimi i Këshillit për Bashkëpunim të Nivelit të Lartë. “Kjo e ngre partneritetin tonë strategjik në nivel institucional dhe ndërqeveritar”, tha Rama.

Një lajm i mirë për të rinjtë shqiptarë është edhe hapja e universitetit ITU. Ky universitet që është në Turqi do të jetë dhe në vendin tonë. Universiteti ITU do të ketë një themelim në Tiranë dhe bashkë me këtë do pajisen dhe me stafin pedagogjik, ku 100 studentë shqiptarë që vazhdojnë studimet në këtë universitet.

Gjithashtu Presidenti i Turqisë ka thënë se për tre muaj do të ndërojnë një spital në Fier me rreth 100 shtretër. Ai tha se spitali do të pajiset me makineri të nevojshme.

Ministrja e Kulturës Elva Margariti bëri me dije se është nëshkruar edhe marrëveshja për restaurimin dhe Konstruksionin e sistemit të mbrojtjes nga përmbytjet për Xhaminë e Shkodrës.

Ministrja e Shëndetësisë ka bërë me dije se me homologun e saj Fahrettin Koca kanë nënshkruar për themelimin e bashkëpunimit për ruajtjen e shëndetit publik, shkëmbimin e përvojave në fushën e mjekësisë familjare, farmaceutikës, vaksinimit, teknologjisë së informacionit, shërbimit gjatë emergjencave dhe forcimi i sistemeve të kujdesit shëndetësor. Gjithashtu 100 pacientë shqiptarë do të marrin çdo vit trajtim mjekësor të specializuar në spitalet e Turqisë

Sakaq, ministrja e Arsimit Evis Kushi me anë të një postimi bën me dije se me homologun e saj ka Ziya Selçuk në Ankara ka nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Turqisë në fushën e arsimit me qëllim promovimin e tij në një sërë drejtimesh si: shkëmbimi i akademikëve, ekspertëve të arsimit, mësuesve, studentëve e nxënësve; programet e përbashkëta dhe binjakëzimi i institucioneve arsimore; zhvillimi i aktiviteteve të përbashkëta shkencore dhe inkurajimi i mësimdhënies dhe nxënies së gjuhës zyrtare në sistemet respektive arsimore etj.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img