Nga Thaçi tek VV, ja si u prit SHFUQIZIMI i reciprocitetit me SERBINË, anëtarët e AAK-së dalin kundër

Publikuar tek: rajon, më 11:28 06-06-2020 Nga Thaçi tek VV, ja si u prit SHFUQIZIMI i reciprocitetit me SERBINË, anëtarët e AAK-së dalin kundër

Qeveria e Kosovës në krye me Avdullah Hotin ka votuar për të hequr masat e reciprocitetit ndaj Serbisë. Këto masa u vendosën më 1 prill nga qeveria e kaluar e udhëhequr nga Albin Kurti., por kundër këtij vendimi në mbledhje votuan përfaqësuesit e AAK-së.

Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri, ministrja e Jashtme, Meliza Haradinaj, ministri i Arsimit, Ramë Likaj dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerim Kuçi nuk e dhanë votën për heqjen e reciprocitetit.

Ndërkohë lidhur me vendimin e Qeverisë Hoti për heqjen e reciprocitetit, ka pasur shumë reagime

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka mirëpritur dhe shprehet se presioni ndërkombëtar duhet të drejtohet kah Serbisë me qëllim që dialogu të rifillojë pa humbur kohë dhe të përfundojë me njohje reciproke ndërmjet shteteve.

Sipas Thaçit, heqja e masës së reciprocitetit ndaj Serbisë nënkupton heqjen e të gjitha barrierave që Serbia deri sot i ka përdorur si pretekst për bllokimin e dialogut.

‘E mirëpres vendimin e sotëm të Qeverisë së Republikës së Kosovës për heqjen e të gjitha barrierave, që Serbia deri më sot i ka përdorur si pretekst për bllokimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore ndërmjet shtetit të Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar ai.Tutje Thaçi ka shkruar se tani presioni ndërkombëtar duhet të bie mbi Serbinë.“Tani presioni ndërkombëtar duhet të drejtohet nga Serbia me qëllim që pa humbur kohë të rifillojë dialogu, i cili duhet të përfundojë me njohje reciproke ndërmjet dy shteteve’, shkruan Thaçi.

Një reagim ka ardhur edhe nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, përmes një shkrimi të shkurtër, e ka quajtur asistent të presidentit Thaçi, kryeministrin Avdullah Hoti.

‘Asistenti ekzekutiv i Presidentit e hoqi reciprocitetin!’, shkruan deputeti i VV-së.

Ndërsa kryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe nënkryetarja e LDK’së, Vjosa Osmani, e cila ka kundërshtuar edhe krijimin e Qeverisë Hoti, ka reaguar pas vendimit të sotëm për heqje të masave të reciprocitetit ndaj Serbisë.

Osmani ka thënë se konsiderimi i reciprocitetit si pengesë nënkupton që nuk do që Kosova të trajtohet në mënyrë të barabartë.

Hoti sot ka shfuqizuar vendimet e Qeverisë së kaluar që drejtohej nga Albin Kurti. Heqja e masave të reciprocitetit ka qenë edhe kërkesë e SHBA’së.

‘Ta quash reciprocitetin ‘pengesë’ do të thotë që barazinë e konsideron pengesë. Do të thotë që nuk e don vendin tënd të trajtuar të barabartë me të tjerët. Ta quash reciprocitetin pengesë do të thotë që ti nuk beson se ke të drejta sovrane, të pavarura e të barabarta, siç janë të parapara në Deklaratën e Pavarësisë e në Kushtetutën e vendit. Të heqësh dorë nga e drejta për t’u trajtuar i barabartë do të thotë të heqësh dorë nga e drejta për t’u trajtuar sovran si Republikë e Kosovës’, deklaron Osmani.

Kujtojmë se qeveria e kaluar e Kosovës kishte hequr taksën 100 për qind ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, dhe kishte vendosur masën e reciprocitetit ndaj produkteve nga Serbia.

Ky vendim nuk ishte mirëpritur nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian, pasi reciprociteti u pa si pengesë për vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010301828384399
array(1) { ["section"]=> string(106) "nga-thaci-tek-vv-ja-si-u-prit-shfuqizimi-i-reciprocitetit-me-serbine-anetaret-e-aak-se-dalin-kunder-209259" }