Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Nga SPAK te GJKKO, ndryshojnë rregullat për mbrojtjen e njerëzve të Drejtësisë

Shkruar nga Newsbomb
Nga SPAK te GJKKO, ndryshojnë rregullat për mbrojtjen e njerëzve

Këshilli i Ministrave në mbledhje ka miratuar vendimin për disa ndryshime sa i përket procedurave të sigurisë së gjyqtarëve të Gjykatave Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, të prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme dhe drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Është marrë vendimi që mbrojtja personale mund të ofrohet edhe në bazë të kërkesës së thjeshtë të paraqitur, sipas rastit, nga kryetari i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Kryetari i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ose Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme.

Po ashtu njerëzit e Drejtësisë do të ruhen me truprojë të nivelit mesatar gjatë detyrës dhe për një afat jo më shumë se 2 vjet pas përfundimit të detyrës. Në raste të veçanta dhe me kërkesë të tyre, gjatë vizitave zyrtare jashtë vendit u garantohet shoqërimi me truprojë të nivelit të mesëm.

Vendimi i plotë:

I.Nga datë 10.7.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për procedurën e sigurisë së gjyqtarëve të gjykatave kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, të prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme dhe drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit”, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

1.Pas fjalisë së parë, të pikës 2, shtohet fjalia, me këtë përmbajtje:

“Mbrojtja personale mund të ofrohet edhe në bazë të kërkesës së thjeshtë të paraqitur, sipas rastit, nga kryetari i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Kryetari i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ose Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme.”.

2.Në pikën 3 bëhen shtesa dhe ndryshimi i mëposhtëm:

a) Togfjalëshi “oficer nënoficer” zëvendësohet me fjalët                                  “… truprojë të nivelit bazë dhe truprojë të nivelit të mesëm …”.

b) Në fund të pikës shtohen fjalët “… gjatë kohëzgjatjes së mandatit dhe për një afat jo më shumë se 2 vjet pas përfundimit të tij.”.

3.Pas pikës 3 shtohen pika 3/1 dhe 3/2, me këtë përmbajtje:

“3/1. Mbrojtja personale e gjyqtarëve të gjykatave kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme garantohet me shoqërim me një truprojë të nivelit të mesëm.

3/2. Në raste të veçanta dhe me kërkesë të tyre, subjekteve të parashikuara në pikën 3, gjatë vizitave zyrtare jashtë vendit u garantohet shoqërimi me truprojë të nivelit të mesëm.”.

  1. Pika 4 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“4. Masat shtesë për mbrojtjen e veçantë personale të familjes dhe pasurisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve të Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Prokurorisë së Posaçme në rast të rrezikut për jetën, shëndetin e tij/saj ose familjes dhe pasurisë përcaktohen dhe jepen sipas rregullave të përcaktuara në vendimin e Këshillit të Ministrave për mbrojtjen e veçantë të magjistratit.”.

  1. Në pikën 8, pas fjalëve “… një përfaqësues i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit …” shtohen “… një përfaqësues nga Garda e Republikës së Shqipërisë …”.
  2. Pika 12 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“12. Truprojat e gjyqtarëve, prokurorëve, familjeve dhe banesave të tyre caktohen dhe zëvendësohen vetëm pasi të jetë marrë, paraprakisht, miratimi i kryetarit të Gjykatës, drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme apo drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit.”.

II.Ngarkohen Ministria e Drejtësisë, Ministria e Brendshme, kryetarët e gjykatave kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, drejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit, Garda e Republikës së Shqipërisë dhe Policia e Shtetit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Po ashtu një tjetër vendim që është miratuar në Këshillin e Ministrave ka të bëjë me “përcaktimin e personaliteteve dhe objekteve të tjera që ruen dhe mbrohen nga garda e Republikës së Shqipërisë”.

V E N D I M PËR

DISA SHTESA NË VENDIMIN NR.597, DATË 13.10.2021, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN                               E PERSONALITETEVE DHE OBJEKTEVE TË TJERA QË RUHEN DHE MBROHEN NGA GARDA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 12, pika 1, shkronja “d”, dhe pika 2, shkronja “d”, të ligjit nr.33/2021, “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Në vendimin nr.597, datë 13.10.2021, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e personaliteteve dhe objekteve të tjera që ruhen dhe mbrohen nga Garda e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa:
  2. Në shkronjën “g”, të pikës 1, fjalët “ … dhe Drejtorin e Byrosë Kombëtare të Hetimit;” zëvendësohen me “… , Drejtorin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, gjyqtarët e gjykatave të posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe prokurorët e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar; …”.
  3. Në shkronjën “b”, të pikës 2, pas nënndarjes “iv” shtohen nënndarjet “v” dhe “vi” me këtë përmbajtje:

“v. Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit;

  1. Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike.”.
  2. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Garda e Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese