Tirana
clear sky
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
72 %
1.5kmh
0 %
Pre
32 °
Sht
29 °
Die
29 °
Hën
27 °
Mar
25 °
E premte, 17 Shtator, 2021

Nga sot vendet e BE udhëtojnë pa kufizime, hyn në fuqi certifikata e Covid

spot_img

Lajme të ngjashëm

Nga sot qytetarët e Europës vetëm me certifikatën e vaksinimit kundër Covid-19 mund të udhëtojnë pa pasur nevojë t’u nënshtrohen masave kufizuese.

Bashkimi Europian e ka miratuar certifikatën e vaksinimit në qershor, duke bërë kështu më të lehtë udhëtimin për personat që janë vaksinuar.

Certifikata e vaksinës do të përfshijë informacione që tregojnë nëse individët kanë marrë ndonjë vaksinë antiCovid dhe çfarë vaksine kanë marrë. Mbajtja e saj do të jetë shumë e lehtë pasi përbëhet nga një kod QR që mund të mbahet në smartphone ose xhep.

Certifikata e vaksinimit quhet për ata që kanë marrë vaksinat e njohura nga Agjencia Europian e Barnave (EMA), që janë: AstraZeneca, Moderna, Pfizer dhe Johnson & Johnson.

Gjithashtu lejohen të udhëtojnë pa kufizime ata që kanë kaluar Covidin, me një document që tregon se e ke kaluar dhe nivelin e antitrupave që ke fituar.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img