Tirana
clear sky
33.5 ° C
33.5 °
33.5 °
36 %
4.6kmh
0 %
Die
34 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
42 °
E diel, 25 Korrik, 2021

Nga sot, Shqipëria mbyllet në orën 20:00, gjimnazistët në “zonat e kuqe” do ta zhvillojnë mësimin online (RREGULLAT E REJA)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

80931514642c79abe7c405d3cd7eb2e9

Nga dita e sotme (e enjte 11 shkurt) hyjnë në fuqi masat e reja anti Covid të vendosura ditën e djeshme nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, për të bërë të mundur parandalim e përhapjes së koronaviruit.

Nga sot Shqipëria do të mbyllet në orën 20:00 deri në 06:00. Në këtë orar nuk do të lejohet lëvizja si dhe nuk do të lejohen aktivitet e bareve dhe restoranteve, përjshtuar shërbimin delivery.

Nisur nga fakti që ka pasur një ulje të grupmoshave të infektuara, është marrë vendimi që shkollat e mesme në 10 bashki, “zonat e kuqe, të zhvillohet online, e ndërsa për Universitetet do të zgjatet sezoni i provimeve, por nuk do të ketë rikthim në auditore.

Masat e reja

– Ndalimi i qarkullimit të lëvizjes për qytetarët nga ora 20:00 e mbrëmjes – 6:00 të mëngjesit, me përjashtim të emergjencave shëndetësore dhe për arsye pune (në këtë rast është e domosdoshme leja nëpërmjet aplikimit tek e-Albania) për një afat 14 ditor, duke filluar nga dita e enjte, datë 11 Shkurt – 25 Shkurt.

– Ndalimi i aktiviteteve të bareve, restoranteve, klubeve, nga ora 20:00 e mbrëmjes – 06:00 të mëngjesit (me përjashtim të shërbimit delivery), duke filluar nga dita e enjte, datë 11 Shkurt – 25 Shkurt.

– Nisur nga rritja e rasteve të infektimeve të reja në grupmoshën 15-24 vjeç, shkollat e mesme do të aplikojnë skenarin e tretë, pra atë online ne zonat e riskut të lartë, ku përfshihen bashkitë: Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamëz, për periudhën 11 shkurt – 26 shkurt.

– Sezoni i provimeve për universitetin do të zgjatet, për të siguruar kombinimin e provimeve online dhe në auditor, për lëndët që kërkojnë prezencë, sipas vlerësimit të MASR, duke zbatuar rreptësisht protokollet AntiCovid.

Kujtojmë që masat e reja janë marrë pasi kohët e fundit ka një rritje të numrave të të infektuar me më shumë se 1 mijë raste në ditë. Dyshohet se kjo rritje e shiofrave ka ardhur si pasojë e mutacioneve të COVID, ai afrikan ose britanik, e megjithatë nuk është ende e konfirmuar zyrtarisht.

Silva Bino e ISHP ditën e djeshme tha se janë dërguar 50 monstra në Londër që dyshohen për variantin e ri të Covid dhe pritet përgjigja. Masat  e reja do të qëndrojnë në fuqi deri më 25 shkurt.

Më shumë

spot_img
spot_img