Tirana
scattered clouds
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
39 %
3.6kmh
40 %
Mar
27 °
Mër
25 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
29 °
E martë, 21 Shtator, 2021
spot_img

Nga sot ndalohet lëvizja e këmbësorëve, Rama merr VENDIMIN DRASTIK: Gjoba edhe për ata që ulen në parqe (E PLOTË)

spot_img

Lajme të ngjashëm

af4321b480e645ddf3971ca21fe7c11d

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se nga sot çdo ditë në vijim pas orës 18.00 do të ndalohet edhe lëvizja me këmbë në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

Përmes një statusi në “Facebook’, ai bën me dije se nga nesër me urdhër të ministres së shëndetësisë do të hyjnë në fuqi gjoba edhe për këmbësorët dhe për ata që ulen në parqe apo mjedise të tjera të hapura.

Rama i thotë qytetarëve ta shajnë dhe tallin, po mos ta diskutojnë dhe aq më keq thyejnë rregullat.

Status i plotë:

Duke nisur nga sot, çdo ditë në vijim pas orës 18.00 do të ndalohet edhe lëvizja me këmbë në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë!

Nga nesër, me urdhër të ministres së shëndetësisë do të hyjnë në fuqi gjoba edhe për këmbësorët dhe për ata që ulen në parqe apo mjedise të tjera të hapura!

Ndjesë 1000 herë po s’ka rrugë tjetër për ta fituar këtë luftë, ku askush përveç atyre që shërbejnë në strukturat kritike të shtetit dhe atyre që punojnë në hallkat themelore të zinxhirit ekonomik të vendit, nuk duhet të dalë nga shtëpia përveçse për nevojat bazë të furnizimit me ushqim apo ilaçe!

Shëtitjet nuk janë domosdoshmëri jetike në këtë kohë lufte dhe uljet nëpër parqe janë të palejueshme! Më shani e talluni me mua sa të doni, s’ka asnjë problem, po mos diskutoni dhe aq më keq thyeni rregullat!

I love you!

Frikë aspak, po kujdes po! Deri në fund! Kjo nuk është lojë kukamçemthi që mbaron kur duam ne, po luftë që ne do ta fitojmë vetëm duke i bëre me vullnet të hekurt të gjitha këto që nuk duam!

Më shumë

spot_img