Hapësire reklamuese

Aktualitet

Nga sot mësimi zhvillohet pa turne dhe me kohëzgjatje normale të orëve mësimore

Shkruar nga Newsbomb
Nga sot mësimi zhvillohet pa turne dhe me kohëzgjatje normale të

Nga sot procesi mësimor në të gjitha shkollat në vend do t’i kthehet normalitetit.

Ky kthim në normalitet vjen pas një periudhe të gjatë për shkak të Covid-19. Nxënësit ishin të detyruar të ndiqnin shkollën online, apo në shkollë me orë të shkurtuara apo shkollë me turne.

Kjo metodë shkaktoi pakënaqësi dhe dëmtoi nxënësit në dijet që ato merrnin. Kështu që prindërit ndërmorën një nismë që të firmosnin një peticion dhe më pas të ia dërgonin ministres së Arsimit, Evis Kushi dhe t’i kërkonin që zhvillimi i mësimit t’i kthehej normalitetit.

Kushi përmes një video-mesazhi tre ditë më parë iu është drejtuar nxënësve, mësuesve dhe prindërve, dhe bëri me dije se nga dita e hënë , në të gjitha shkollat e vendit, do të zhvillohet mësim normal, pa turne dhe me kohëzgjatje normale të orëve mësimore.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu