Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Nga sot fillon lehtësimi i masave kundër COVID-19, lëvizja deri në 17:30 dhe leje-dalja zgjatet me 30 minuta (VIDEO- Si të Aplikoni)

Shkruar nga Newsbomb
Foto ilustruese

Nga ora 05:00 e mëngjesit të sotëm ka filluar lehtësimi i masave shtrënguese të marra nga qeveria për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Kryeministri Edi Rama njoftoi pak ditë më parë se duke filluar nga dita e sotme do të kishte më shumë liri në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve.

Fasha orare do të jetë 05:00-17:30, ku do të lejohet qarkullimi i këmbësorëve, që gjithashtu duhet të pajisen me leje-daljen.

Ndryshe nga java e kaluar, duke filluar nga sot leje-dalje do të jetë 30 minuta më shumë, pra qytetarët do të kenë mundësi të lëvizin për 90 minuta, duke ruajtur distancën mes njëri-tjetrit.

Të vetmit që nuk lejohet të aplikojnë për leje-dalje janë pensionistët, pasi atyre u është ndaluar që të lëvizin, pasi janë më të rrezikuarit nga COVID-19.

Lehtësime do të ketë edhe për shoferët, që do të lejohen të shkojnë në punë me makinat e tyre, por nuk do të lejohet që të marrin në makinë pjesëtarë të familjes, përndryshe do të përballen me sanksione të rënda, si heqja e patentës dhe bllokimi i makinës për 3 vite.

Ndërkohë deri në orën 17:30 do të jenë hapur edhe farmacitë dhe dyqanet ushqimore, në mënyrë që të mos krijohet shumë radhë, siç ndodte në javët e kaluara.

Do të vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura baret dhe restorantet, pasi grumbullimi i njerëzve përbën rrezik në përhapjen e koronavirusit.

Ndërkohë nuk do të lejohet edhe qarkullimi i taksive, të cilat janë të përfshira në paketën ekonomike dhe do të përfitojnë "pagën e luftës".

Aplikimi për të marrë leje-daljet do të mund të bëhet në portalin e-albania, ku përgjigja vjen menjëherë ose me sms në numrin 55155, ku përgjigja vjen pas 24 orësh.

Në videon më poshtë shpjegohet se si mund të aplikoni për leje dalje.




Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll