Policia italiane ka arrestuar një trafikant ndërkombëtar droge nga Shqipëria, të cilit i është gjetur 1 kilogram heroinë e pastër.
Trafikanti ishte nisur nga Shqipëria me makinën e tij së bashku me një shtetas italian, por në portin e Barit është ndaluar nga Guardia di Finanza. Pasi autoritetet italiane kanë vënë re se shqiptari ishte preson me precedentë të shumtë penal në trafikimin e drogës, vendosën të kontrollojnë çantën e shpinës, ku dhe gjetën 1 kilogram heroinë e pastër. Vlera e drogës në treg llogaritet t’i kalojë 200 mijë euro.