Tirana
broken clouds
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
44 %
5.1kmh
75 %
Enj
11 °
Pre
7 °
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
3 °
E enjte, 20 Janar, 2022

Nga shpëtimi i Alvinit deri tek fëmijët e tjerë shqiptarë në kampin e ferrit, rrëfehet Lleshaj: Duhet të jemi të lumtur, kam biseduar me…

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

4b605d071833a4b64acf23bcfbfec606

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka rrëfyer detaje mbi operacionin e shpëtimit të Alvinit Berishës nga kampi Al Hol.

Ai ka treguar për një media gjendja e 11 vjeçarit është e mirë, pasi tashmë ai ndodhet larg kampit të ferrit.

Besoj që gjendja e tij është e mirë, për faktin se është tashmë larg kampit të ferrit ku ka kaluar një pjesë të madhe të fëmijërisë së tij. Kaq mund të them sa i përket aspektit shëndetësor, psikologjik që meriton vëmendjen e të gjithëve. Ajo që mund të them unë është që gjithkush duhet të ndihet i qetë dhe i lumtur që të paktën ky fëmijë i shpëtoi një gjendjeje shumë të vështirë’, u shpreh Lleshaj.

Ministri ka përgëzuar të gjithë autoritet, shqiptare, italiane, Kryqi i Kuq, Gjysmëhëna e Kuqe dhe Konsullin shqiptar në Liban. Lleshaj ka konfirmuar se Alvini është pajisur me dokumentet e udhëtimit, me vizë dhe pritet që në kohën më të shpejtë të mundshme ai të udhëtojë drejt Italisë.

Ajo që mund të konfirmojmë është që djali është dorëzuar sot nga trupa e Policisë Shqiptare në Ambasadën italiane në Bejrut. Është pajisur me dokumentet e udhëtimit, me vizën dhe me të gjitha dokumentet që nevojiten për të udhëtuar drejt Italisë. Pritet që në kohën më të shpejtë të mundshme ai të udhëtojë drejt Italisë, por nuk besoj se është koha për të dhënë ende detaje të tjera për këtë. Duhet të punojmë ende, sadopak që djali të mbërrijë të babai i vet’, ka deklaruar ai.

Përsa i përket, fëmijëve të tjerë që pritet të deportohen në vendet ku jetojnë familjarët e tyre, Lleshaj ka treguar se çështja është më e thjeshtë sepse nuk janë të përfshirë në vepra terroriste.

Për sa u përket fëmijëve, çështja është më e thjeshtë për arsye së fëmijët janë jashtë çdo dyshimi për përfshirje në vepra terroriste. Dhe ne po punojmë që për fëmijët shqiptarë që ndodhen në këtë kamp, të hapim kanale për të bërë riatdhesimin e tyre.

Një nga qëllimet kryesore të ardhjes sime në Liban prej një jave tashmë, lidhet pikërisht me faktin që ne po kërkojmë rrugë, mundësi dhe partnerë, të cilët mund të na ndihmojnë për të mundësuar riatdhesimin e fëmijëve jetimë shqiptarë, të cilët bashkë me militantët e Al-Hol-it.

Kam pasur biseda të rëndësishme me autoritetet e këtushme, të cilat më japin besim, më inkurajojnë për ta vazhduar më tej angazhimin tonë për t’u marrë me këtë çështje e cila është mjaft, mjaft e ndërlikuar, për arsye se situata në terren ku ndodhen kampi Al-Hol-it është mjaft e ngatërruar, për shkak të ndryshimeve të shpejta që u bënë në kontekstin gjeo-politik në atë rajon.

Është e vështirë të gjejmë partnerët e duhur, të gjejmë rrugët e duhura dhe sidomos të garantohet siguria e veprimeve. Ne po punojmë fort që në një kohë sa më të shpejtë të bëjmë më të mirën e mundshme’, përfundoi ministri.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img