Vazhdojnë gërmimet arkeologjike në varrezën mesjetare të Përmetit.
Specialistët e Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore dhe DRTK Gjirokaster kanë nxjerrë në dritë të tjera objekte dhe po dokumentojnë dhe identifikojnë rezultatet e gërmimeve.
Sipas studimeve paraprake, vathët, unazat dhe varëset e zbukuruara i përkasin mesjetës së hershme, prej shek. VIII-IX deri në XI.
“Zbulimi i kësaj varreze shton informacionin për gjeografinë e shpërndarjes së kulturës arbërore në vendin tonë”, bën me dije Ministria e Kulturës.
Fotogaleri: