Tirana
clear sky
37.5 ° C
37.5 °
37.5 °
28 %
2.6kmh
0 %
Enj
37 °
Pre
37 °
Sht
34 °
Die
34 °
Hën
35 °
E enjte, 24 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Nga rihapja e dosjes së Gërdecit te Komisioni për shkarkimin e Metës, paralajmëron avokat Ngjela: Tre ngjarjet që tregojnë se po funksionon drejtësia, prisni dhe shikoni!

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Avokati Spartak Ngjela ka deklaruar se tre janë ngjarjet, të cilat tregojnë se ka nisur hetimi i korrupsionit të lartë shtetëror dhe se reforma e drejtësisë po funksionon.

Ngjela, përmes një postimi në Facebook, përmend këtu ngjarjet si: rihapja  e çështjes së Gërdecit, ngritja e Komisionit për shkarkimin e presidentit Ilir Meta dhe 28 hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit që nisin punën këto ditë.

Më tej ai ngre pyetjen, lidhur me numrin e deputetëve që nuk do të futen në parlament në shtator, pas procesi penal ndaj tyre.

Postimi i plotë i Spartak Ngjelës:

Gërdeci u riçel si proces penal. Koha po i ndih drejtësisë. Njëzetetë hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit fillojnë punën këto ditë Ilir Meta po shkarkohet nga detyra e Presidentit të Republikës. Në fakt, këto janë tri ngjarje që tregojnë se tani filloi me ritëm profesional procesi i hetimit të korrupsionit të lartë shtetëror. l. Duke u nisur nga trinia e më sipërme, na duhet të arrijmë në gjykimin se: në Shqipëri, lufta kundër korrupsionit të lartë filloi konkretisht. Shqiptarët po e prisnin këtë fillim, por ky tani është një reaksion zinxhir, reaksion që do të sjellë çlirimin e Shqipërisë dhe shpëtimin e shqiptarëve. Reaksioni zinxhir zhvillohet nëpër reaktorë bërthamorë. Në këtë rast, gjatë reaksionit, çlirohen dy lloj energjish: fisioni, që çliron energji me neutrone të ngadaltë, por njëherësh çlirohen edhe 2-3 neutrone te shpejtë, te cilët mund te kryjenë ndarje te reja nëpër bërthama të tjera. Kjo ndarje e rrit numurin e berthamamave te ndara sipas nje progesioni gjeometrik. Ky lloj reaksioni quhet reaksion zinxhir. Kjo po ndodh edhe në Shqipëri. Shpëtimi i Shqipërisë do vijë më vonë, kurse reaksioni bërthamor ka çliruar tashmë tre organet specialë ( Prokuroria e Posaçme, Gjykata e Posaçme dhe Byroja Kombëtare e Hetimit), dhe këta janë tre neutronet, të cilat, shumë shpejt, nuk do t’i ndajnë, por do t’i shkatërrojnë me shpejtësi bërthamat e korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri. ll. Në fakt, na duhet të theksojmë se kjo është vetë arsyeja e kohës sonë, e cila filloi të funksionojë konkretisht. Duhej pritur deri sa të vinte kjo kohë, sepse pa u pastruar më parë pushteti gjyqësor nga korrupsioni, nuk mund të goditej korrupsioni i lartë shtetëror. Domethënë, si një sistem i studiuar, duhej të ishte reforma në drejtësi e para, e cila do të vijonte me reformën antikorrupsion. Dhe tani, që gjithçka ka ardhur brenda sistemit, reforma antikorrupsion filloi konkretisht. Shenjat janë se, e para do të shkatërrohet “bërthama Meta”, e mandej do të fillojë shkatërrimi i bërthamave të tjera korruptive. Sepse kjo do të jetë një kohë me pulsacione, e cila do të vijojë e tillë, me rritem të shpejtë, deri në muajin shtator të këtij viti. Por, për pasojë, sa mund të jetë numri i deputetëve të sapozgjedhur që nuk do të lejohen të hyjnë në parlamentin e ri, si pasojë e procesit penal që do të vijojë i rreptë kundër tyre? Prisni dhe shikoni…

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img