Hapësire reklamuese

Politikë

Nga Reforma Zgjedhore te ndryshimi i Buxhetit, Kuvendi miraton 4 çështje të rendit të ditës

Shkruar nga Newsbomb
Nga Reforma Zgjedhore te ndryshimi i Buxhetit, Kuvendi miraton 4

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar katër çështje të rendit të ditës të kësaj të enjteje, mes të cilave ndryshimi i Buxhetit të vitit 2022, ngritja e Komisionit për Reformën Zgjedhore, roli i Kuvendit në integrimin evropian dhe anëtarët e Komisioneve të përhershme në Kuvend.

Të gjtha çështjet kërkonin votim të thjeshtë dhe me elektronikë, shkruan newsbomb.al. Ato u miratuan nga deputetët socialistë kryesisht, por nuk munguan dhe votat e tjera përtej tyre, të cilat kryetarja Lindita Nikolla i njoftoi si më poshtë:

  • Buxheti i vitit 2022 i ndryshuar - 71 Pro, Kundër 38, Abstenim 0 - Miratohet
  • Ngritja e Komisionit për Reformën Zgjedhore - 107 Pro, Abstenim 0, Kundër 0, Nuk kanë votuar 33 deputetë - Miratohet
  • Roli i Kuvendit në integrimin evropian - 98 Pro, Abstenim 1, Kundër 2 - Miratohet
  • Caktimi i anëtarësisë së Komisioneve të Kuvendit - 100 Pro, Abstenim 0, Kundër 1 - Miratohet

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll