Hapësire reklamuese

Politikë

Nga puna e bërë te dosjet e “nxehta”, Dumani “rrëfehet” para diplomatëve

Shkruar nga Newsbomb
Nga puna e bërë te dosjet e “nxehta”, Dumani

Kreu i Prokurorisë së Posaçme SPAK, Altin Dumani ditën e sotme ka prezantuar punën e tij para ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së. Ka qenë ambasada gjermane ajo që bëri me dije lajmin, duke ndarë një foto nga takimi, teksa përgëzonte SPAK-un për punën e bërë deri më tani.

Kreu i SPAK ka prezantuar para ambasadorëve rastet e korrupsionit në nivelet e larta, por veç korrupsionit, Dumani ka folur dhe për punën e gjatë dhe goditjet ndaj grupeve të strukturuara kriminale që kanë bërë të mundur arrestimin e personave të njohur të botës së krimit.

Po ashtu Dumani u ka treguar ambasadorëve dhe për “dosjet e nxehta” që kanë në dorë, për të cilat vijon ende puna.

Kujtojmë që në lidhje me këtë takim ambasada gjermane tha SPAK është pjesë e pazëvendësueshme e reformave në drejtësi dhe se ka ka treguar sukses të madh në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ditën e sotme, Altin Dumani, kreu i Prokurorisë së Posaçme SPAK, prezantoi punën e tij para ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së ?? në Europe House. SPAK është pjesë e pazëvendësueshme e reformave në drejtësi ⚖️ dhe tashmë ka treguar sukses të madh në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.?

Ne e përgëzojmë Altin Dumanin dhe ekipin e tij për këto arritje dhe do të vazhdojmë ta mbështesim mëtej punën e tij. ??️???”, thuhet në postimin e Ambasadës gjermane.

Lexo edhe: Altin Dumani prezanton punën e SPAK para ambasadorëve të vendeve të BE

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese