I akuzuar si një nga njerëzit që kanë ngritur skemën korruptive të inceratorëve, Mirel Mërtiri tregoi sot të vërtetat e tij në emisionin “Çim Peka Live” në televizionin Syri Tv.
Mirel Mërtiri tha se familja e tij është pronare e përkohshme e inceneratorit të Elbasanit. Ai tha se sipas kontratës familja e tij ka në pronësi inceneratorin e Elbasanit nga 6 deri në 7 vite.
Pas kësaj periudhe sipas tij inceneraori i kalon ministrisë së Energjitikës dhe më pas bashkisë së Elbasanit. Gjithashtu Mërtiri theksoi se ai dhe familja e tij akuzohen për akte të pandodhura ndonjëherë.
Pjesë nga intervista
Mirel Mërtiri: Faleminderit që më dhatë mundësinë që unë të shprehem, pas shumë kohësh që unë dhe familja ime dëgjojmë lloj lloj akuzash. Çfarë domethënë pronar de facto në legjislacionin shqiptar? Nëse sqarohet se çfarë konsiderohet pronar de facto atëherë dhe unë do ju jap përgjigjen time. Duhet të ketë një shpjegim ligjor.
Çim Peka: Atehërë po heqim fjalën de facto? A jeni ju pronar i inceneratorëve?
Mërtiri: Fjala pronar është e mirëpërcaktuar në ligj. Ne dhe familja ime akuzohemi për akte dhe veprime të pa kryera ndonjëherë nga ne. Nëse i marrim të gjithë impiantte me radhë ju kythej përgjigje. Impianti i Elbasanit, familja ime është pronare e përkohshme e impiantit të për të mbetjet në Elbasan. Shoqërtia Albtek duhet të ekzisonte në administrim të familjes time vetëm për 7 vite është e caktuar në kontratë. Në pëfundim të vitit të 7 shoqëria i kalon ministrisë së Energjitikës dhe në vijim bashkisë së Elbasanit.
Në dhjetor të vitit të kaluar, në kuadër të hetimeve për dosjen e inceneratorëve, u shpall në kërkim biznesmeni Mirel Mërtiri, pronari i kompanisë që ka në menaxhim inceneratorin e Tiranës.
Mërtiri u shpall në kërkim pasi nuk u gjet në banesë në momentin kur policia ka shkuar për të ekzekutuar urdhër-arrestin e firmosur nga SPAK.
Në kërkim për këtë çështje janë shpallur edhe Klodian Zoto dhe Stela Gugallja. Kjo e fundit është edhe bashkëjetuesja e Mërtirit, me të cilin ka edhe dy fëmijë.
Në nëntor të vitit 2020 emri i tij doli për herë të parë në disa media vendase, ku u publikuan materiale, të cilat vinin nga raportimet e mediave në Zimbabve, për një skandal në këtë vend, i lidhur me një tender 60 milionë dollarë.
Skandal ky që shkoi deri te INTERPOL, në Hungari dhe në Itali, për cilin po flasin shumë media të tjera, përveç atyre shqiptare.
Personi i akuzuar ishte Mirel Mërtiri, apo Klodian Mërtiri, por ky i fundit bëri një deklaratë duke thënë se publikimet në Shqipëri janë bërë me qëllim për t’i prishur atij reputacionin dhe imazhin.
Mediat në Zimbabve, të cilat publikuan foton, në të cilën thuhej se Ilir Dedja, është personi i dytë në krahun në të majtë. Por, i dyti në krahun e majtë nuk ishte Ilir Dedja, por pikërisht Mirel Mërtiri. Shumë akuza janë ngritur ndaj Mirelit, në lidhje me inceneratorët që fillon me Elbasanin, ku bashkëshortja e Mirel Mërtirit ka qenë aksionere.
Inceneratori në fjalë u mor me një kontratë 22 milionë euro nga qeveria shqiptare, kjo kontratë çohet në bankë, dhe më pas me lekët e shtetit ndërtohet inceneratori, duke e çuar direkt kontratën më pas edhe tek shtetasi italian Ernesto Granelli. E njëjta skemë përdoret më pas në Fier, dhe e njëjta skemë po përdoret edhe në Tiranë.
Pas akuzave, bosi i inceneratorëve, Mirel Mërtiri, vendosi të nisë një betejë ligjore me përfaqësues të opozitës, të cilët i denoncoi në Gjykatën e Posaçme për shpifje.
Por, në asnjë nga seancat të cilat janë mbajtur ndaj Lulzim Bashës, Gazmend Bardhit, Ina Zhupës, Belind Kellicit dhe Jorida Tabakut, Mërtiri nuk është paraqitur.
Në dhjetor të vitit të kaluar, në kuadër të hetimeve për dosjen e inceneratorëve, u shpall në kërkim edhe biznesmeni Mirel Mërtiri. Mërtiri u shpall në kërkim pasi nuk u gjet në banesë në momentin kur policia ka shkuar për të ekzekutuar urdhër-arrestin e firmosur nga SPAK.
Në kërkim për këtë çështje janë shpallur edhe Klodian Zoto dhe Stela Gugallja. Kjo e fundit është edhe bashkëjetuesja e Mërtirit, me të cilin ka edhe dy fëmijë.
Ndaj Gugalljes dhe Zotos, pronarë të kompanive që fituan koncesionin dhe ndërtuan inceneratorin e Elbasanit, gjykata ka dhënë masën e ‘arrestit me burg’ në mungesë.
Më herët në lidhje me këtë aferë, u arrestua ish-ministri i Mbrojtjes, Lefter Koka për akuzat shpërdorim detyre, pastrim parash dhe korrupsion.
Kryeministri Edi Rama është shprehur se nuk i ka takuar personat që akuzohen për çështjen e inceneratorëve, Klodian Zoton, Stela Gugalljën dhe Mirel Mërtirin.