Tirana
overcast clouds
7 ° C
7 °
7 °
93 %
2.1kmh
90 %
Hën
19 °
Mar
15 °
Mër
13 °
Enj
13 °
Pre
14 °
E hënë, 12 Prill, 2021
spot_img

Nga procesi i vaksinimit ka edhe viktima? Rama nga Korça: Flasin pa ansjë lloj arsyetimi për të përhapur panik, këngë e përditshme nga Saliu, ku Luli varet kokë e këmbë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeminsitri Edi Rama ditën e sotme ndodhet në Korçë. Rama së bashku me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu kanë ndjekur nga afër procesin e vaksinimit masiv.

Rama ka folur për gazetarët , ku është pyetur në lidhje me deklaratën e opozitës, ku është thënë se procesi i vaksinimit ka shkaktuar edhe viktima.

Rama është shprehur se kjo nuk është e vërtetë teksa i ka quajtur “këngë e përditshme nga Saliu prej të cilit Luli varet kokë e këmbë”.

Pytje e gazetarit: Basha është shprehur se nga procesi i vaksinimit ka edhe viktima?

“Çfarë mund të komentoj unë për këtë kjo është thjesht në e re, që është shumë e vjetër, sepse ne kemi parë që sa herë mbi shqiptarët bie fatkeqësi Lulëzimi dhe të tjerët janë me fatkeqësinë dhe jo me shqiptarët.

Ka një përmbytje janë me përmbytjen, ka një tërmet janë me tërmetin, ka një virus janë me virusin arrihet deri këtu sa të flitet për vdekjet e shkaktuara nga vaksinat pas asnjë lloj arsyetimi për të përhapur panik, këngë e përditshme nga Saliu prej të cilit Luli varet kokë e këmbë.

Këta janë ata, vaksina nuk mbron nga sëmundjet e tjera, vaksina nuk është një ilac magjik që parandalon humbjen e jetës për shkak të sëmundjeve të tjera dhe vaksina vetë nuk është shkaktare e humbjes së jetës, histori e konfirmuar kudo.

U bë gjithë ajo zhurmë por asgjë nuk ka, ja ku jemi sot, vaksinimi me Astra Zenekan vazhdon kudo, në vazhdojmë vaksinojmë ata infektojnë, sensibilizojmë për distancim ata vazhdojnë sesnibilizojnë për mosvaksinimin që do të jetë vula që do ti mbetet kësaj fushate mizerabel me vatra Covid kudo ku shkel,” tha Rama ndër të tjera.

Këtë prag-zgjedhjesh, kemi hapur sondazhin për të parë se ku është mbështetja juaj ndaj partive dhe kandidatëve përkatës. Klikoni këtu për të votuar dhe për të aksesuar statistikat e deritanishme.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit

spot_img