Tirana
broken clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
55 %
1.5kmh
75 %
Sht
15 °
Die
19 °
Hën
20 °
Mar
21 °
Mër
21 °
E shtunë, 16 Tetor, 2021
spot_img

Nga problemet me pasuritë deri te denoncimet e publikut, gjyqtari i Apelit të Krimeve të Rënda përballë KPK

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

1ede687ec63c281a80926c9e13511564

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) po mban seancën dëgjimore për gjyqtarin e Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda, Dhimitër Lara.

KPK po heton për pasurinë, aftësitë profesionale dhe pastërtinë e figures së gjyqtarit.

Mësohet se Lara ka disa pasaktësi në burimin e blerjes së apartamentit në Tiranë dhe për disa para të marra hua.

KPK i ka kërkuar shpjegime Larës për 1 denoncim nga publiku, përkatësisht për një denoncim nga dy shtetas që janë akuzuar si pjesë e “Hakmarrjes për Drejtësi”, se janë dënuar padrejtësisht nga trupa e Apelit, pjesë e të cilës ka qenë edhe Lara.

Denoncuesit kanë pretenduar se gjyqtari është korruptuar politikisht dhe ka probleme me aftësitë profesionale, ndërkohë Lara theksoi se nuk do ta ndryshonte vendimin edhe nëse kthehej pas.

Raporti KPK:

Në lidhje me pasurinë, ILDKPKI ka dorëzuar një raport me konstatimin se deklarimi është i saktë dhe në përputhje me ligjin. Nuk ka deklarim të rremë, nuk ka fshehur pasurinë, subjekti nuk ndodhet në kushtet e konfliktit të interesit. KPK ka kryer një hetim të thelluar në lidhje me pasurit: apartament 66 metra katrorë në Tiranë, blerë në vitin 2006 për 8 milionë e 500 mijë lekë. Burim është deklaruar 3 milionë lekë të përfituara nga shitja e një apartamenti si dhe huaja prej 5 milionë lekë në bank. Pasi janë bërë verifikimet e duhura, është konatatuar se shitja e apartamentit në Durrës është bërë më vonë se lidhja e kontratës së apartamentit në Tiranë.

Subjekti nuk e ka pasur shumën për lidhjen e kontratës së blerjes. Ndërkohë, subjekti ka shpjeguar se tre ditë para lidhjes së kontratës ka tërhequr kesh 1 milion lekë për blerjen, nga një llogari e tij. Ky fakt është vërtetuar nga banka dhe nga analiza financiare, rezulton se ka pasur të ardhura të mjaftueshme për të bërë këtë tërheqje.

Për një pjesë të shumës që ka shlyer blerjen, subjekti ka deklaruar se bashkëshortja e ka marrë kesh te një person i afërt. KPK ka kërkuar vërtetimin e marrjes së kësaj shume, duke kryer një hetim edhe për pasurinë e personit që ka dhënë huan. Subjektit i kaloi barra e provës për mospërputhjen në deklarim për burimin e kësaj pasurie.

Subjektit gjithashtu i kaloi barra e provës për vërtetimin që personi që ka dhënë huan kesh, ka burime të ligjshme. Lidhur me huan 5 milionë lekë, si burim tjetër i blerjes së apartamentit, është hetuar dhe ka rezultuar se përputhen deklarimet. Në pronësinë e Larës është edhe një depozitë 19 milionë lekë me pjesë takuese 50%. Burim krijimi është transferimi i shumës 21 milionë lekë nga banka amerikane e investimeve. Kjo pasuri është krijuar nga shpronësimi i një pasurie të paluajtshme, ku nëna e tij ka qenë bashkëpronare.

Nga hetimi, ka rezultuar se nuk ka pasur pasaktësi për këtë pasuri. Janë deklaruar likuiditete në BKT, në shumën 743 mijë lekë pjesë takuese 100%. Subjekti ka një hua pa afat 1 milion e 3 mijë lekë marrë nga tezja e tij. Gjatë hetimit, u vërtetua se kjo shumë ka kaluar në bankën popullore nga shtytësja P.Z., për shlyerjen e kredisë. Lidhur me këtë hua, vihet re se subjekti ka deklaruar shlyerjen e interesit, ndërkohë ka deklaruar faktin e dhurimit të interesit nga tezja e tij.

Më tej, gjatë hetimeve paraprake, u konstatua edhe një kontratë huaje, ku kunati i ka dhënë huamarrësit, Dhimitër Larës, në shumën 1 milion e 5 mijë lekë, për shlyerjen e kredisë. Kjo hua është shlyer nga subjekti tërësisht. Nga hetimi ka rezultuar se Lara ka qenë i saktë në deklarimin e marrjes dhe shlyerjes së saj. Shtetasi që i ka dhënë hua, rezulton se nuk ka pasur të ardhura të mjaftueshme për dhënien e huasë. Për këtë konstatim, gjyqtarit i ka kaluar barra e provës. Subjketi ka dhënë shpjegimet e tij për këto konatatime, duke dorëzuar prova që vërtetojnë fitimin neto të shoqërisë së administruar nga personi që ka dhënë huan.

Gjithashtu, është deklaruar edhe një hua tjetër, që i ka dhënë kunati. Huaja vërtetohet nga banka dhe nuk kanë rezultuar probleme. Bashkëshortja ka deklaruar llogari page në vlerën 35 mijë lekë. Djali ka deklaruar llogari rrjedhëse në vlerën e 20 mijë lekëve. Nëna e subjketit ka deklaruar depozitë 19 mijë lekë në bashkëpronësi me gjyqtarin. Nga hetimet për këto pasuri, nuk janë konstatuar problematika.

Në lidhje me figurën, DSIK ka dorëzuar një raport me konstatimin se subjekti është i përshtatshëm për vazhdimin e detyrës. Edhe nga hetimi nuk ka pasur të dhëna që subjekti është përfshirë në kontakte të papërshtatshme apo afera korruptive. Në lidhje me aftësitë profesionale, ka rezultuar se gjyqtari është vlerësuar pozitivisht nga KLD, edhe nga verifikimi i KPK, nuk kanë rezultuar problematika.

Nga 5 denoncime të publikut, është vecuar një denoncim nga dy shtetas që janë akuzuar si pjesë e “Hakmarrjes për Drejtësi”, se janë dënuar padrejtësisht nga trupa e Apelit, pjesë e të cilës ka qenë edhe Lara. Denoncuesit kanë pretenduar se gjyqtari është korruptuar politikisht dhe ka probleme me aftësitë profesionale.

Nga verifikimet, konstatohet se këtë vendim ndaj O.Sh., L.SH. e të tjerë, e ka ndryshuar një tjetër trup gjykues e Apelit. Për këtë konstatim subjektit i është kërkuar shpjegime të cilat KPK do ti shqyrtojë para marrjes së vendimit.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img