Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
88 %
2.6kmh
0 %
Hën
33 °
Mar
34 °
Mër
36 °
Enj
38 °
Pre
38 °
E hënë, 21 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Nga presioni i Sigurimit, babai i dy djemve nga kati i 14-të i hotel Tiranës (RRËFIMI TRONDITËS I ISH- HETUESIT)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

703af970f658dfd8f2fc52a6d22fa3b4

Historia tronditëse e vitit 1984 rrëfyer ngë ish-hetuesi Ferdinand Doja.

Në verën e vitit 1984 në qendër të Tiranë ndodhi një ngjarje e rëndë që pushteti i kohës e mbajti pothuajse të fshehtë. Nga kati i 14-të i Hotel Tiranës u hodh një person i cili vdiq në vend. I sapo ardhur nga Kosova ai ndodhej nën presionin e oficerëve të Sigurimit të Shtetit për tu bërë bashkëpunëtor por nuk e pranoi këtë dhe u hodh  nga dritarja e hotelit. Pas 35 vjetësh kjo histori vjen nga hetuesi i kësaj çështje Ferdinand Doja. I ftuar në emisionin “Debati në Channel One” ai rrëfeu historinë që për rastësi ishte edhe dëshmitari që e pa të gjithë skenë, por edhe  e hetoi atë.

“Ishte pasdite rreth orës 18  dhe për koicidencë unë isha në sheshin “Skënderbej” duke ecur me biçikletë. Në atë kohë unë isha hetues në Hetuesinë e Tiranës dhe atë ditë isha i gatshëm. Papritur shikoj që nga kati i 14-të u hodh një person dhe u rrëzua në verandën e hotelit, pra në katin e dytë. Natyrisht që ai vdiq në vend. Pas pak çastesh më marrin në radio nga hetuesia. Përveçse isha dëshmitar isha edhe hetues i çështjes, një rastësi që ndodh shumë rrallë kjo. Shkova në vendin e ngjarjes dhe bashkë me ekspertët nisëm hetimet. Personi që u hodh nga dritarja ishte i moshës 55 vjeç dhe ishte nga Kosova dhe jetonte në zonën e Mamurrasit. Ishte i martuar dhe kishte dy djem.

Ishte nga ata kosovarë që erdhën në Shqipëri pas protestave të vitit 1981. Ngjarja lidhej me shtrëngimin që shefi i Degës së Brendshme të Krujës po i bënte kosovarit ta bëhej bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Kosovarit i kërkonin të bëhej bashkëpunëtor për të spiunuar kosovarët që erdhën në Shqipëri. Ai ishte marrë fshehtas nga oficerët e Sigurimit dhe për 4 ditë familja nuk dinte asgjë. Djemtë kishin bërë denoncim në policia por askush nuk u jepte përgjigje. Kosovari në fjalë nuk e pranoi kërkesën dhe nën presion e sipër preferoi vetëvrasjen. Ai mbahej në hotel Tirana sepse Sigurimi i Shteteit kishte dy katet e fundit atje si qendër pune. Ishte një hetim delikat dhe ne akuzuam direkt kryetarin e degës për shpërdorim detyre. Kryetari u shkarkua nga ajo detyrë dhe u vu nën akzuë por me urdhër nga lart ne e pushuam çështjen”.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img