Tirana
clear sky
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
46 %
6.2kmh
0 %
Mar
7 °
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
14 °
Sht
10 °
E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Nga Presidenti, kreu i KLP-së dhe vakancat në KLGJ, këto janë marrëveshjet e para që mund të bëhen mes Ramës dhe Bashës

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

“Bashkëqeverisje me PD-në”, kjo ishte një nga frazat më të përdorura nga kryeministri Rama gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit, ku arriti të fitonte mandatin e tretë qeverisës, duke mos patur nevojë për koalicion me demokratët, por duket se do të ketë disa marrëveshje mes tyre.

Pas një mungese gati 2 vjeçare, deputetët e Partisë Demokratike do të kthehen në sallat e Kuvendit, pasi në 20 shkurt të vitit 2019 dogjën mandatet së bashku me LSI-në.

Me nisjen e sesionit të ri parlamentar, deputetët do të përdorin votën e tyre për të zgjedhur titullarët në një sërë institucionesh, ku më i rëndësishmi është ai i Presidentit. Ilir Metës i përfundon mandati në vitin 2022, por fillimisht duhet të fitojë “betejën” në gjykatën Kushtetuese, me këtë të fundit që do të vendosë nëse Meta do të vijojë të qëndrojë në detyrë, pasi u shkarkua nga Parlamenti.

Një tjetër institucion në të cilin do të zhvillohen zgjedhje është edhe ai i Avokatit të Popullit. Erinda Ballanca mban aktualisht këtë post, e cila u vendos pas marrëveshjes së 17 majit mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës.

Në shkurt të vitit 2022 i përfundon mandati 7 vjeçar edhe Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Gent Sejko. Ky pozicion është mjaft i lakmuar, ndaj mund të kemi një marrëveshje mes dy liderëve partiakë për të zgjedhur Guvernatorin e ri të BSH-së.

Në dhjetor i mbaron mandati edhe kreut të Këshillit të Lartë të Prokurorisë Gent Ibrahimi, ndërkohë që edhe në Këshillin e Lartë Gjyqësor do të krijohen 2 vakanca, të cilat do të kërkojnë konsensusin mes PD dhe PS për të miratuar anëtarët e rinj.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img