Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
1.5kmh
0 %
Mar
22 °
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
17 °
E martë, 19 Tetor, 2021
spot_img

Nga platacioni i një shege, Braçe paralajmëron: Aksioni i kontrolleve të tregjeve nuk ndalet në Divjakë, ja ku vijon

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

2585aa69a43611ba5987e2781fc2afb1

Nga platacioni i një shege në Divjakë  zv. kryeministri Erion Braçe ka paralajmëruar se aksioni i kontrolleve të tregjeve nuk do të ndalet në Divjakë për do të shtrihet në Lushnje dhe në Tiranë.

Kujtojmë se ditën e sotme Shoqata e Fermerëve të Divjakës ka vendosur të rrisë çmimet, për qepën dhe pataten në 40 lekë/kg, një ditë pasi Braçe paralajmëroi se do të merreshin masa që qytetarët dhe fermerët të mos vidheshin nga tregtarët që kërkonin të përfitonin në kurriz të tyre.

Sot në report tv ai tha se rritja do të sjellë fund abuzimit me çmimet dhe për këtë është plotësisht i bindur.

“Jam në Divjakë, madje janë në ekstrem, në kufi me Fier në plantacion shegësh. E gjitha erdhi për shkak të abuzimit të tregtarëve, sekserëve në kurriz të fermerëve dhe pastaj dhe kurriz të qytetarëve. këtu në Divjakë vijnë nga e gjithë Shqipëria, perime kryesisht, qepën, patate së fundmi.

Tregu sot po e shet patatet nga 800-1500 lekë të vjetra, brenda dhe jashtë unazës së vogël dhe është tërësisht abuzim, i dy anshëm, për fermerin që e ka shitir 260 lekë, qepën 160 lekë, ndërkohë në Tiranë 1500 lekë. kjo është grabitje e dyanshme. Këto dy produkte janë ekskluzive e Divjakës. Çmimi është vetëm 5 lekë mbi koston e dy prodhimeve, është më normali në botë, është një çmim që nuk rëndon në qytetarin e Tiranës. Është tregu Agro Ushqimor, që abuzon në mënyrë të skajshme me monopolin që ka. Mbi këtë treg, pastaj abuzojnë edhe tregtarët e lagjeve, që është më e madhe që fitimin e Divjakës.

Nuk e meriton atë çmim, duhet të jetë edhe më i lartë se janë superprodukte, nëse doni të shmangni abuzimet, jo vetëm në Tiranë, i ftoj tregtarët e Tiranës dhe vendeve fqinje, të vijnë të blejnë direkt në Divjakë, jo te sekseri i parë apo i dytë, po vajte këtu nuk do marrësh as cilësnë dhe as çmimin e tregut.

Abuzimi që po ndodh është banal, dua që ti fshatar t’a shesë me 15 lekë dhe t’i do e shesësh se s’ke ku shkon, ka instrumente fiskal që duhet të ndërhyjnë. Po operojnë organet fiskale me disa sekserë që kanë abuzuar kohë pas kohe dhe kanë fituar shumë dhe kanë goditur prodhuesit e vegjël, ndërkohë që duhet t’ua them, ajo që ka Kosova, Korça dhe Kosova është patatja e vjetshme dhe jo patatja e re”, tha Braçe.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img