Tirana
broken clouds
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
67 %
2.6kmh
75 %
Die
18 °
Hën
16 °
Mar
13 °
Mër
12 °
Enj
13 °
E diel, 2 Prill, 2023

Nga “Përputhen” në Gjykatë, i publikoi fotot Ana Lleshit, dënohet me burg Arjon Luli

Lajme të ngjashëm

Dy prej pjesëmarrësve në emisionin “Përputhen”  Ana Lleshi dhe Arjon Luli dy vite më parë përfunduan në dyert e Gjykatës.

Shkak për këtë u bë padia që Diana Lleshi, ose ndryshe ashtu si të gjithë e njohim Ana Lleshi ngriti kundrejt Arjon Lulit pasi pretendonte se ky i fundit e kishte shantazhuar përmes një fotoje që ai i kishte bërë asaj në banesën e tij teksa ish-konkurrentja ishte në gjumë.

Ndërkohë, së fundmi sipas “Ora News” Gjykata e Shkallës së Parë e ka dënuar Lulin me 6 muaj burg.

Sipas dokumenteve në dosje, në denoncimin e bërë më datën 8 dhjetor të vitit 2020, Diana Lleshi ka kallëzuar se është njohur me Arjonin gjatë një emisioni dashurie.

Në dosje thuhet se Arjoni pasi kishte probleme shëndetësore kishte telefonuar ish-konkurrenten e Përputhen duke i kërkuar ndihmë për t’i çuar barna në banesë.

Por sipas deklarimeve duke qënë se ishte orë e vonë, Diana Lleshi ka qëndruar atë natë në shtëpinë e Arjonit, ku ky i fundit i ka bërë një foto.

Këtë imazh Arjoni e ka përdorur në formë shantazhi duke i kërkuar Dianës që nëse nuk vepron siç do ai, atëhërë fotoja do të publikohej.

Ndërkohë, çështja ka shkuar në Gjykatën e Apelit pasi mësohet se Arjon Luli e ka apeluar këtë vendim duke kërkuar pafajësi.

 

Më shumë