Hapësire reklamuese

Bota

Nga përfshirja e shteteve europiane te rrëzimi i Putin/ 5 skenarët si mund të përfundojë lufta

Shkruar nga Newsbomb
Nga përfshirja e shteteve europiane te rrëzimi i Putin/ 5

Presidenti Putin ka paralajmëruar shtetet perëndimore që kundërshtojnë veprimet e Rusisë në Ukrainë “të mos e përkeqësojnë situatën” duke vendosur më shumë sanksione ndaj vendit të tij. Ai përsëriti qëndrimin se ushtria ruse ka reaguar “në përgjigje të disa veprimeve jomiqësore kundër Federatës Ruse”.

Pavarësisht deklaratave nga Kremlini dhe Kievi zyrtar, arritja e një marrëveshje mes dy vendeve për ndaljen e luftimeve duket larg. Korrespondenti i BBC James Landale ka bërë një parashikim të tijin, sesi mund të përfundojë lufta në Ukrianë. Ai sjell 5 skenarë të mundshëm, të cilët ju ftojmë t'i lexoni:

  • Luftë e shkurtër

Rusia shton operacionet e saj ushtarake me sulme shkatërruese. Mijëra vdesin, Kievi bie, presidenti i Ukrainës vritet ose arratiset dhe Rusia instalon një regjim kukull pro-Moskës. Ky do të ishte një rezultat i paqëndrueshëm, i prekshëm ndaj kryengritjeve dhe konflikteve të ardhshme.

  • Luftë e gjatë

Ka më shumë gjasa të ndodhë. Forcat ruse ngecin, me moral të ulët dhe logjistikë të dobët. Ato mund të luftojnë për të kontrolluar edhe qytetet e pushtuara. Me kalimin e kohës, forcat e Ukrainës bëjnë kryengritje, ndërsa Perëndimi vazhdon t'i furnizojë me armë. Pas shumë vitesh, Rusia përfundimisht largohet.

  • Lufta evropiane

Putini mund të dërgojë trupa në ish-republikat sovjetike si Moldavia dhe Gjeorgjia, që nuk janë pjesë e NATO-s. Ose mund të bëjë thjesht llogaritje të gabuara. Presidenti rus mund të bëhet shumë i rrezikshëm duke menduar se mënyra e vetme për të shpëtuar do të jetë disfata, ndaj mund të përshkallëzojë më tej konfliktin.

  • Zgjidhje diplomatike

Duke rënë dakord tashmë për bisedimet - edhe nëse ato nuk kanë bërë shumë përparim - Putin duket se të paktën ka pranuar mundësinë e një armëpushimi të negociuar. Nëse lufta shkon keq për të, Putini mund të gjykojë se vazhdimi është një kërcënim më i madh për udhëheqjen sesa poshtërimi për t'i dhënë fund.

  • Putini i rrëzuar

Mund të duket e paimagjinueshme. Megjithatë bota ka ndryshuar ditët e fundit. Nëse lufta është katastrofike për Rusinë, mund të ketë kërcënim për revolucion popullor. Dhe nëse ata që kanë përfituar nga Putini nuk mendojnë më se ai mund të mbrojë interesat e tyre, një rezultat i tillë mund të mos jetë i pabesueshëm.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu