Tirana
overcast clouds
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
71 %
2.6kmh
90 %
Sht
11 °
Die
12 °
Hën
11 °
Mar
9 °
Mër
10 °
E shtunë, 4 Dhjetor, 2021
spot_img

Nga Pëllumb Xhufi deri te Ardian Vehbiu, Akademia e Shkencave zgjerohet me 12 anëtarë të rinj

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

e18124c32a133ec140c510ef320f0a2f

Akademia e Shkencave është zgjeruar sot me 12 anëtarë të rinj.

Mësohet se zgjedhjet u realizuan me votim të drejtpërdrejtë në sallën “Aleks Buda”, por edhe online, për shkak të pandemisë COVID 19. 

Përmes një njoftimi për potimi në ‘Facebook’, ASH bën me dije se mes emrave të rinj që kanë marrë titullin Akademik kanë qenë figura të njohura si mjeku i njohur, Genc Sulçebe, historiani Pëllumb Xhufi, fizikantja Mimoza Hafizi dhe gjuhëtari Ardian Vehbiu.

Postimi i plotë:

Akademia e Shkencave zgjerohet me anëtarë të rinj.
Përfundon procesi i zgjedhjes dhe shpallet rezultati i votimit

Në përmbushje të rendit të ditës të Mbledhjes së Asamblesë, pikat 1, 2 dhe 3, rinjoftuar më datë 15 qershor 2020, Asambleja e Akademisë së Shkencave, në mbledhjen e saj të datës 29 qershor 2020, kreu procedurat e parashikuara në nenet 7 dhe 11 të Statutit për zgjedhjen e anëtarëve të rinj akademik e akademik i asociuar, për avancime në titullin akademik të dy anëtarëve të saj (lëvizje të brendshme), si dhe për zgjedhjen e anëtarëve të jashtëm.
Pas paraqitjes së kandidaturave nga Kryetari i Akademisë Asambleja zgjodhi komisionin e votimit për administrimin statutor të procesit zgjedhor, me këtë përbërje: akad. Neki Frashëri (kryetar), akad. Floran Vila (anëtar), akad. Jorgaq Kaçani (anëtar) dhe akad. emeritus Gjovalin Shkurtaj (anëtar).
Referuar rezultatit të shpallur nga komisioni i posaçëm pas numërimit të votave (procesverbali bashkëngjitur), Asambleja:

Vendosi

I. Fitojnë titullin akademik anëtarët e Asamblesë me titull të mëparshëm akademik i asociuar:
1. Arjan Durrësi;
2. Ilirian Malollari.

II. Zgjidhen anëtarë të Asamblesë duke fituar titullin akademik:
1. Genc Sulçebe;
2. Ilia Mikerezi;
3. Pëllumb Xhufi.

III. Zgjidhen anëtarë të Asamblesë duke fituar titullin akademik i asociuar:
1. Adrian Civici;
2. Artan Boriçi;
3. Kristina Jorgaqi;
4. Mimoza Hafizi;
5. Rajmonda Bualoti.

IV. Zgjidhen anëtarë të jashtëm të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë:
1. Ardian Ndreca;
2. Ardian Vehbiu.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img