Tirana
overcast clouds
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
82 %
5.1kmh
90 %
Hën
11 °
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
11 °
E hënë, 6 Dhjetor, 2021
spot_img

Nga PD e Vlorës vjen “thagma” e radhës: Foto e BERISHËS në zyrat e partisë më e madhe se i deleguari Leskaj, mungon foto e kryetarit BASHA

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

744f6baac32af538755c595cecb627e7

Në PD e Vlorës duket se frymën e ekipit e përcjell Sali Berisha, dhe jo Lulzim Basha. Kjo kuptohet qartë nga një foto e postuar nga Bujar Leskaj, i deleguari i kësaj partie në qytetin bregdetar, raporton newsbomb.al.

Ditën e 8 marsit, në takim me gratë demokrate të qytetit, Leskaj ka pozuar me to poshtë fotos së madhe të zyrave, ku shquhet, ish lideri demokrat Sali Berisha. Në dy qoshet e fotografisë, gjendet Ismail Qemali dhe Skënderbeu, por asgjëkundi nuk ka shenjë të ndonjë fotoje të kreut aktual të PD Lulzim Basha.

Bujar Leksaj ndoshta e ka zgjedhur me qëllim këtë foto për ta publikuar edhe në rrjetet e veta sociale. Ndoshta edhe për të treguar se Berisha është ende i fortë në PD, lider i kësaj partie. Ndërkohë që socialistët, gjithë vëmendjen e propagandës së tyre, e kanë kthyer pikërisht te Sali Berisha, për të treguar se ai është politika e vjetër, dhe qytetarët nuk mund ta votojnë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img