Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
42 %
1.5kmh
0 %
Hën
37 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
34 °
Pre
33 °
E hënë, 2 Gusht, 2021

Nga “Patronazhistët” te vrasja në Elbasan, emisioni i mbështetur nga SHBA nxjerr “malin” me dosje në SPAK, shumicën i ka sjellë Gazment Bardhi që akuzon Taulant Ballën

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Beteja pas zgjedhjeve të 25 prillit vijon në Prokuroritë e rretheve dhe në SPAK, ku janë dorëzuar qindra padi për vjedhje dhe manipulim votash.

Emisioni “31 minuta” në RTSH, i mbështetur nga Ambasada amerikane në Tiranë, në një vëzhgim ntë zhvilluar në prokuroritë, ka zbuluar se janë shumë dosje në pritje për t’u hetuar nga prokurorët dhe që lidhen me zgjedhjet e 25 prillit.

Por paditë në SPAK kanë filluar edhe më herët se të zhvilloheshin zgjedhjet, pasi Prokuroria e Posaçme ka filluar hetimet për çështjen e “Patronazhistëve” të PS, e denoncuar nga Partia Demokratike. Më pas SPAK dhe Prokuroritë e rretheve janë mbushur me padi për krimet zgjedhore, ku pjesën më të madhe e ka depozituar Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi.

Pjesa më e madhe e akuzave janë ndaj Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, Taulant Ballës, pasi
Bardhi e akuzon si njeriun më të korruptuar. Në emision Bardhi thotë se demokratët janë kërcënuar edhe me jetë, ndërs ahedh akuza edhe për manipulimin e votave.

Ndërkohë nga ana tjetër, Taulant Balla i quan një alibi zgjedhore akuzat e Bardhit, teksa thotë se edhe PS ka ngritur akuza ndaj PD-së për grupet paramilitare, ku në një përplasje mes kundërshtarëve politikë në Elbasan mbeti i vdekur në Elbasan Pjerin Xhuvani. Balla e quan një akt të paprecedentë angazhimin e “grupeve të armatosura” nga PD.

Në emision thuhet se në “lojë” u fut edhe Presidenti Ilir Meta. Bledar Dervishaj, këshilltari i presidentit, u shpreh se Meta hapi një portal ku qytetarët mund të denonconin krimet zgjedhore, denoncime të cilat Meta i dërgoi në Policinë e Shtetit dhe prokurori.

Drejtuesi i SPAK, Arben Kraja, u shpreh për emisionin se do të shqyrtohen të gjitha provat dhe do të shihet se kush janë personat përgjegjës, teksa paralajmëroi se do të ketë arrestime edhe për zyrtarë të lartë që kanë kryer krime zgjedhore.

Në Prokurorinë e Përgjithshme janë dorëzuar 143 kallëzime, nga të cilat 62 [rocedime janë regjistruar dhe janë vendosur në ndjekje penale 11 persona, ndërkohë që 30 denoncime nuk janë marrë parasysh.

Në SPAK janë 149 kallëzime në total, nga të cilat 53 janë procedime të regjistruara, ndërkohë që 20 çështje nuk kanë filluar, duke u rrëzuar.

Më shumë

spot_img
spot_img