Nga pandemia te marrëveshja me Ramën, Basha tregon çfarë diskutoi me Metën: Do bëjmë gjithçka që faturën e rëndë ta paguajnë përgjegjësit

Publikuar tek: politike, më 19:24 15-07-2020 Nga pandemia te marrëveshja me Ramën, Basha tregon çfarë diskutoi me Metën: Do bëjmë gjithçka që faturën e rëndë ta paguajnë përgjegjësit

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha zbardh diskutimet me presidentin Ilir Meta, gjatë takimit të mbajtur ditën e sotme në Presidencë.

Basha thotë se me kreun e shtetit diskutoi për një sërë temash shqetësuese si pandemia e koronavirusit dhe kriza ekonomike e rënduar nga kjo pandemi.

Por duket se në thelb të takimit ka qenë pikërisht marrëveshja për reformën zgjedhore, për të cilën Basha thotë se Rama po mundohet ta prishë, duke ndryshuar në mëyrë të njëanshme Kushtetutën, me qëllim që të eleminojë koalicionet parazgjedhore.

Deklarata e plotë e Bashës:

Sot u takova me Presidentin e Republikës Ilir Meta, me të cilin ndava së pari shqetësimin për situatën jashtë kontrollit të pandemisë shoqëruar me shifrat e larta të ditëve të fundit të qytetarëve të prekur me Covid-19. Është e qartë se dështimi më i madh i qeverisë është kthimi i spitaleve në qëndra infeksioni, ndërkohë që vazhdon përpjekja e përgjegjësve të kësaj situate të rënduar, për t'u fshehur dhe për t'ia lënë këtë faturë qytetarëve.

Për shkak të keqmenaxhimit të pandemisë, vendi vazhdon të mbetet në listën e kuqe të Bashkimit Europian, duke i izoluar shqiptarët.

Kriza e thellë ekonomike, që po kap dimensione të panjohura për Shqipërinë në këto 23 vitet e fundit, ishte gjithashtu në qëndër të bisedës së sotme me Kreun e Shtetit.

Kriza e menaxhimit të pandemisë dhe ajo ekonomike, i ka rrënuar shqiptarët dhe zbrazur xhepat e tyre. Pikërisht në këtë situatë, Edi Rama po tenton të prishë një marrëveshje të negociuar me ndërmjetësimin e SHBA, BE dhe Britanisë Madhe, për t’i hapur rrugë zgjedhjeve me një klimë sadopak normale.

Pasojat e një hapi të tillë, do të jenë shumë të rënda për stabilitetin dhe  integrimin europian të vendit. Bundestagu gjerman, që është autoriteti, i cili hap ose nuk hap dritën jeshile për negociatat, u shpreh fare qartë dje. Po kështu, është shprehur edhe Komisioneri për Zgjerimin. Prej frikës së Edi Ramës nga zgjedhjet dhe humbja e pushtetit, Shqipëria po rrezikon një izolim të dytë.

Opozita e Bashkuar do të bëjë gjithçka që faturën, e cila do të jetë shumë e rëndë, të mos e paguajë Shqipëria dhe shqiptarët, por ta paguajnë ata që janë përgjegjësit e kësaj situate. Ndryshimi që duan shqiptarët është i pandalshëm dhe rotacioni politik i pashmangshëm.

I rikonfirmova Kreut të Shtetit se Opozita e Bashkuar mbështet plotësisht qëndrimet e qarta të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Europian, Joseph Borrel, Komisionerit për Zgjerimin, Oliver Varhelyi dhe Bundestagut dhe i qëndron plotësisht kodifikimit pa asnjë ndryshim dhe pa ndryshime të njëanshme kushtetuese, të Dakordësisë së 5 Qershorit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011167049407959
array(1) { ["section"]=> string(142) "nga-pandemia-te-marreveshja-me-ramen-basha-tregon-cfare-diskutoi-me-meten-do-bejme-gjithcka-qe-faturen-e-rende-ta-paguajne-pergjegjesit-213939" }