Sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, fton shqiptarët t’i bashkohen kësaj force politike si dhe të shprehin ambiciet për të kandiduar për deputetë në zgjedhjet e ardhshme.
Eventi i socialistëve jo më kot është organizuar në oborrin e inceneratorit të Elbasanit, që ditët e fundit ka qenë në qendër të akuzave për korrupsion nga opozita, që e ka çuar edhe në SPAK.
Balla nuk harroi të thumbojë edhe kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
“E di që ka pak zhurmë nga pas, por zhurmë ka kur punohet, zhurma shqetëson vetëm ata që flenë gjumë”, tha Balla.
Ndërsa kryeministri Edi Rama që e transmeton videon në Facebook, shkruan:
“Kanë nisur aplikimet në platformën online të shprehjes së interesit për t'u bërë pjesë e skuadrës #PS2021
Çdo vajzë a djalë, grua a burrë, që ka pasionin dhe vullnetin për të kontribuar për #ShqipërinëqëDuam në parlamentin e ri me #PartinëSocialiste e ka derën hapur https://deputetiqeduam.ps.al/ që të provojë veten përmes një procesi konkurues”.