Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

Nga njohja me Genc Prelvukajn deri te marrëdhënia me djalin e tij, Eni Koçi i tregon të gjitha

Shkruar nga Newsbomb

Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj janë një ndër çiftet më të dashur në showbizin shqiptar dhe atë kosovar. Prej vitesh ata kanë publike lidhjen e tyre, mirëpo gjatë gjithë kësaj kohe janë treguar tepër të rezervuar duke mos zbuluar shume nga romanca e tyre dhe planet e së ardhmes.

Mirëpo, ky rregull pa strikt për të mbajtur gjithçka për vete së fundmi është thyer pak nga Eni.

Këngëtarja gjatë një bisede virtuale me ndjekësit në “Instagram” ka treguar se si ështën njohur me Gencin. Ajo ka rrëfyer se me njeriun e saj të zemrës është njohur gjatë një turneu në Amerikë dhe se asokohe mendonte se ai ishte shumë mendjemadh e komenti i Gretës për këtë rast ka qenë epik.

Ndërsa, sa i përket marrdhënies me djalin e Gencit, Eni tregon se ka një raport shumë të mirë.

“Kam raporte fantastike. Pavarësisht të kaluarës, fëmija është bekim. Jeta është shumë e shkurtër, dhuroni vetëm dashuri, nëse e doni partnerin tuaj, do e pranoni dhe do e doni të gjithë familjen e tij pa përjashtim”, tha Eni.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese