Tirana
scattered clouds
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
87 %
1.5kmh
40 %
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
10 °
Pre
8 °
Sht
2 °
E hënë, 17 Janar, 2022
spot_img

Nga nesër muzika deri në 23:00, reagon kreu i operatorëve turistik në Vlorë: Do anulojmë protestën masive që kishim organizuar

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i operatorëve turistik në Vlorë, Vasil Bedinaj ka folur pas vedimit që njoftoi kryeministrit Edi Rama, i cili tha se do të lejohet muzika deri në orën 23:00.

Bedinaj u shpreh se me vendimin e marrë kanë vendosur që të anulojnë protestën masive që kishin organizuar për ta mbajtur ditën e sotme në orën 19:30.

“Përshëndesim edhe vendimin e kryeministrit për zgjatjen e orarit. Ka qenë një gjë që sektori ynë, pas shumë diskutimeve, kemi dalë në përfundimin që duhej bërë kjo gjë. Vlora është një qytet turistik dhe pas një viti shumë të vështirë qoftë për ne dhe qeverinë, por në asnjë moment nuk e ka mbështetur biznesin. Për shmangur falimentimin e subjekteve, duhej kjo gjë.

Do të ishte më e udhës që qeveria të detyronte qytetarët të bënin vaksinën në mënyrë që të ecte ekonomia. Reagimi i kryeministrit ishte shumë pozitiv, erdhi në momentin e duhur sepse situata po përkeqësohej, ishte organizuar një protestë më masive në orën 19:30, ne po e heqim këtë si opsion dhe falënderojmë kryeministrin që e zgjidhi këtë ngërç. Jemi ok me këtë njoftim që morëm nga kryeministri”, tha ai për “report tv”.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img