Tirana
few clouds
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
39 %
4.1kmh
20 %
Sht
27 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
27 °
E shtunë, 12 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Nga mosmbajtja e maskës te thyerja e orarit, Policia ‘mbush’ qytetarët me gjoba, 1 biznes e pëson me 10 MILIONË LEKË

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

40972342aa4d0aea4cc0a03d943e5bf3

Policia e Shtetit gjatë 24 orëve të fundit ka gjobitur 634 qytetarë pasi u konstatuan pa maskë mbrojtëse ndaj Covid, ndërsa 98 të tjerë kanë qenë pa maskë, por duke udhëtuar me një person që nuk është pjesë e familjes.

Nga ana tjetër 4 qytetarë janë gjobitur me 10 mijë lekë të reja pasi u kapën duke lëvizur pas orës 20:00, ndërsa një biznes ka marrë 10 milionë lekë të vjetra gjobë për mosrespektim të protokollit.

Policia e Shtetit

Nuk zbatuan masat anticovid, ndëshkohen me masë administrative 737 shtetas.  

Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19. 

Gjatë 24 orëve të fundit, Patrullat e Përgjithshme kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë, 634 shtetas që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse.

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndëshkuar me të njëjtën masë administrative, 98 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse.

Gjatë kontrolleve në subjekte të ndryshme, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 1 lokal që ushtronte aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për administratorin e këtij subjekti është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë.  

Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 4 shtetas që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00.  

Në zbatim të masave anticovid, Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve që të respektojnë orën policore, të vendosin maskën dhe të ruajnë distancimin social, ndërsa subjektet tregtare, lokalet dhe restorantet të respektojnë protokollet e sigurisë dhe orarin e mbylljes, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img