Tirana
clear sky
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
82 %
0.5kmh
0 %
Mar
28 °
Mër
28 °
Enj
25 °
Pre
25 °
Sht
22 °
E martë, 28 Shtator, 2021
spot_img

Nga mosmbajtja e maskës te thyerja e orës policore, mijëra gjoba gjatë fundjavës, 3 biznese e pësojnë me 10 milionë lekë

spot_img

Lajme të ngjashëm

ad0a6df3d9e7590fa1157b97bd51f464

Policia e Shtetit ka bërë publike shifrat e fundit sa i takon numrit të qytetarëve që janë gjobitur gjatë fundjavës. Patrullat e Përgjithshme kanë ndëshkuar me 3000 mijë lekë të reja 2490 shtetas që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse.

Ndërkohë janë ndëshkuar po me 3000 lekë 433 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse.

Gjithashtu 27 shtetas që kishin thyer orën policore janë gjobitur me 10 mijë lekë të reja ndërsa 3 biznese e kanë pësuar me nga 1 milionë lekë të reja për shkak se kanë ushtruar aktivitet në kundërshtim me protokollet e sigurisë.

Policia e Shtetit

Vijojnë kontrollet e pandërprera në të gjithë vendin, për monitorimin e zbatimit të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Gjatë fundjavës, shërbimet e Policisë kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative, 2953 shtetas që nuk kanë zbatuar masat anticovid, 2923 prej tyre për mosvendosjen e maskës mbrojtëse. 

Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Gjatë fundjavës, Patrullat e Përgjithshme kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë, 2490 shtetas që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse.

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndëshkuar me të njëjtën masë administrative, 433 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse.

Gjatë kontrolleve në fundjavë, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 3 subjekte të ndryshme që ushtronin aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për administratorin e secilit subjekt është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë. 

Gjithashtu, në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 27 shtetas që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00. 

Në zbatim të masave anticovid, Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve që të respektojnë orën policore, të vendosin maskën dhe të ruajnë distancimin social, ndërsa subjektet tregtare, lokalet dhe restorantet të respektojnë protokollet e sigurisë dhe orarin e mbylljes, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Më shumë

spot_img