Tirana
clear sky
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
34 %
3.6kmh
0 %
Mar
25 °
Mër
25 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
29 °
E martë, 21 Shtator, 2021
spot_img

Nga misionet e inteligjencës dhe deri te ambasada amerikane, gazetari shqiptar në SHBA zbulon se kush e “kopsiti” dosjen për Berishën

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-kryeministri Sali Berisha, i shpallur “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit, në një intervistë në “Opinion” akuzoi kryeministrin Rama se ishte ai që i ia kishte dërguar dosjen Sekretarit amerikan Antony Blinken.

Por gazetari shqiptar në Miçigan, Eduart Aliko, në një intervistë në Fax Neës u shpreh se faktet për Berishën janë mbledhur nga misionet e inteligjencës dhe ambasada amerikane.

Ai foli edhe për padinë e Berishës ndaj Blinken, për të cilën tha se ishte e nxituar, pasi pasi u përshpejtua kalimi nga një akuzë politike në një akuzë juridike.

“Departamenti Amerikan i Shtetit publikon raporte nga grupet faktmbledhëse në të gjitha vendet e botës. Kjo ushtrohet nëpërmjet misioneve të caktuara inteligjente por edhe nëpërmjet ambasadave. Zakonisht këto janë fakte që mblidhen në mënyrë inteligjente nga këto misione. Nuk ma merr mendja që këto fakte kthehen në fakte juridike.

Ka shumë të panjohura dhe me sa duket palët do të përballen pasi zoti Berisha ka paditur zotin Blinken si sekretar, por në fakt akuza qëndron për të gjithë zinxhirin diplomatik duke filluar nga amabasada dhe deri tek Sekretari i Shtetit Blinken.

Mendoj që zoti Berisha nuk duhet të ngutej për të shkuar në një përballje ligjore. Akuza dukej se  ishte politike dhe për tu shndërruar në juridike mund të bëhej nga ShBA-të dhe nga zoti Berisha. Mund të bëheshin hapa më të ngadaltë dhe me të sigurtë nga Berisha.

Kërkesa fillestare për të kërkuar fakte ishte e drejtë dhe ai duhet të priste faktet deri sa të bëheshin publike nga DASH.

Berisha ka qenë lideri më pro-amerikan në Ballkan dhe ky vendim do të shoqërohet me veprime anësore”, tha Aliko.

Më shumë

spot_img