Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
58 %
0.5kmh
0 %
Enj
24 °
Pre
24 °
Sht
28 °
Die
30 °
Hën
29 °
E enjte, 23 Shtator, 2021
spot_img

Nga Meta tek Llalla, i gjithë shteti i përfshirë në çështjen “Doshi”

spot_img

Lajme të ngjashëm

Në 6 muaj ngjarje (3 ditë publike) kemi 2 atentate të pretenduara ndaj 2 deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, kryetarin e Kuvendit, kryeministrin, ministrin e Brendshëm, kryeprokurorin, shefin e Prokurisë së Krimeve të Rënda, drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, ish-kryeministrin, ish-ministrin e Mjedisit dhe ish-zëvendësdrejtorin e Policisë së Shtetit të përmendur në këtë histori.

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri në deklaratën për media ka dhënë versionin e tij zyrtar për çështjen “Doshi”, e cila 3 ditët e fundit ka tronditur politikën shqiptare dhe qytetarët.

I vërtetë ose jo, ky skenar të ngjan më shumë si një film hollivudian për vet faktin si kanë rrjedhur ngjarjet dhe përsonat e përmendur në këtë çështje.

Deri më tani akuzat ishin në sferën politike, por ministri Tahiri ka rrefyer edhe drejtues të tjerë institucione të rëndësishme, të auluduar nga Doshi si organizator të atentatit ndaj tij.

(Lexo: Deklarata e plotë/ Tahiri: Tom Doshin nuk ka dashur ta vrasë njeri)

Nisi fillimisht me akuzën e deputetit shkodran se kreu i Kuvendit, Ilir Meta kishte organizuar vrasjen e tij dhe për këtë kishte dijeni kryeministri Edi Rama, ndërsa më vonë u deklarua se ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe kryeprokurori Adriatik Llalla ishin informuar gjithashtu për ngjarjen.

Opozita duke përfituar nga momenti lëshoi akuzat në drejtim të Metës dhe kërkoi dorëheqjen e tij, ndërsa pala tjetër u kundërpërgjigj me argumentin se ishte ish-kryeministri Sali Berisha ai që ka urdhëruar vrasjen e Doshit dhe deputetit të PD-së, Mhill Fufi.

Ndërsa Tahiri duke tentuar të hedh dritë mbi hstorinë se si kanë rrjedhur ngjajren, ka zbuluar se në këtë çështje nuk përmenden vetëm emra politikanësh, por edhe kryeprokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla si dhe shefi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda Eugen Beci.

Në 6 muaj ngjarje (3 ditë publike) kemi 2 atentate të pretenduara ndaj dy deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, kryetarin e Kuvendit, kryeministrin, ministrin e Brendshëm, kryeprokurorin, shefin e Prokurisë së Krimeve të Rënda, drejtorin e Përgjishëm të Policisë, ish-kryeministrin, ish-ministrin e Mjedisit dhe ish-zëvendësdrejtorin e Policisë së Shtetit të përmendur në këtë histori.

Nëse i besojmë ministrit të Brendshëm se ndaj Tom Doshit nuk ka pasur tentativë për vrasje, atëherë fantazia e deputetit shkodran në më të paktën është e shfrenuar, ndryshe në se ky skenar sipas Doshi ekziston është e vështirë të parashikosh të ardhmen e kësaj ngjarjeje.

Emrat e përmendur në këto 3 ditë në çështjen Doshi:

  • Deputeti Tom Doshi
  • Deputeti Mhill Fufi
  • Kreu i Kuvendit Ilir Meta
  • Kryeministri Edi Rama
  • Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri
  • Kryeprokurori i Shqipërisë Adriatik Llalla
  • Ish-shefi i Prokurorisë së Krime të Rënda Eugen Beci (i larguar sot nga detyra)
  • Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Artan Didi
  • Ish-kryeministri Sali Berisha (dhe kunati i tij Agim Rama)
  • Fatjon Skënderi (ish- shofer i Fatmir Mediut, deputet)
  • Ish-zëvendësdrejtori i Policisë së Shtetit Agron Kuliçaj

Më shumë

spot_img