Nga Meta te Rama, kush janë zyrtarët e lartë që do i nënshtrohen kontrollit të pasurive (LISTA PËR 2018-ën)

Publikuar tek: politike, më 07:58 28-01-2018 Nga Meta te Rama, kush janë zyrtarët e lartë që do i nënshtrohen kontrollit të pasurive (LISTA PËR 2018-ën)

Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive do të kryejë një kontroll të thelluar për të gjithë krerët e dhe zyrtarët e lartë të shtetit lidhur me vërtetësinë e deklaratave të pasurisë të dorëzuara në vite të ndryshme.  

Lista me zyrtarët e lartë që do të kontrollhen nis me presidentin e Republikës. Ky kontroll i plotë i pasurive vjen si pasojë e ndryshimeve në ligjn nr. 9049, datë 10.4. 2003 për deklarimin dhe dhe kontrolln e pasurive të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë. Ndërsa ndryshimet janë miratuar në muajin prill të vitit që lamë pas.  

Sipa ndryshimeve grupi i zyrtarëve duhet të kontrollohet një herë në dy vjet, ndërsa zyrtarët e nivelit të ulët një herë në 5 vjet.

Çfarë duhet të deklarojë një zyrtar:

Pasuritë e paluajtshme dhe të drejtat mbi to

Sendet me vlerë të veçantë mbi 300 000 lekë

Pauritë e luajtshme dhe të drejtat mbi to

Vlerën e aksioneve dhe të letrave me vlerë

Vlerën e likuiditetev dhe gjendjen në cash

Deturimet financiare ndaj persoanve

Të ardhurat personale në vit.

Licencat dhe patentat që sjellin të ardhura.

Interesat private

Angazhimet në veprimtari private.

Zyrtarët që do i nështrohen kontrollit:

Ilir Meta, President i Republikës

Edi Rama, Kryeministri

Gent Sejko, Guvernator i Bankës së Shqipërisë

Erinda Ballanca, Avikatja e Popullit

Klement Zguri, Kryetar i KQZ

Denar Biba, zv/kryetar i KQZ

Edlira Jorgaqi, anëtare e KQZ

Gëzim Veleshnja, anëtar i KQZ

Hysen Osmanaj, anëtar i KQZ

Vera Shtjefni, anëtare e KQZ

Senida Mesi, zv-kryeministre

Po ashtu kontrollit do ti nështriohentë gjithë ministrat dhe zëvendës ministrat si dhe anëtarë e Këshillit të Mbikqyrjes në BSH.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013092041015625
array(1) { ["section"]=> string(111) "nga-meta-te-rama-kush-jane-zyrtaret-e-larte-qe-do-i-nenshtrohen-kontrollit-te-pasurive-lista-per-2018-en-108209" }