Hapësire reklamuese

Politikë

Nga Mediu te Shehu, krerët e partive politike mbërrijnë në Presidencë, nis takimi me Begajn

Shkruar nga Newsbomb
Nga Mediu te Shehu, krerët e partive politike mbërrijnë në

Krerët e partive politike kanë mbërritur pak më parë në Presidencë, ku do të zhvillojnë një takim me presidentin Bajram Begaj.

Bëhet me dije se kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu, kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, Agron Duka i Partisë Agrare Ambientaliste dhe Dashamir Shehi i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, janë parë teksa futen në Presidencë. Në fokus të takimit mësohet se do të jetë diskuktimi për datën e zgjedhjeve vendore të 2023.

Më herët Begaj u takua me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe me nënkryetarin e Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashin. Ndërsa ditën e nesërme raportohet e do të takohet me kreun e Grupit Parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll