
Kreu i SPAK, Altin Dumani ka folur për gazetarët lidhur me çështjet më të bujshme të vitit që pritet të lëmë pas. Vetëm në vitin 2023 janë 68 hetime proaktive të nisura nga media apo kallëzime të bëra nga institucione të ndryshme, drejtuar SPAK-ut.
I pyetuar për çështjen “Mcgonigal”, ai ka bërë të ditur se kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi është informuar për hetimin, por tha se i është kërkuar të nënshkruaj për ruajtje sekreti.
Dunani ka zgjedhur të mos ndaj asnjë detaj tjetër për opinionin publik, por nënvizoi faktin se hetimet po vijojnë ende.
“Nuk mund të japim informacion, vijojnë hetimet ende. Bardhi është informuar për hetimin, iu kërkua të nënshkruaj për ruajtje sekreti,” tha Dumani.
Më tej kreu i SPAK, preku çështjen e bujshme të transkiptimit të Encro Chat dhe Sky Ecc. Ai konfirmoi se në çdo material të ardhur ka të përfshirë persona nga uniformat blu.
Teksa preku çështjen e Sali Berishës, ai tha se vendimi i takon gjykatës dhe hodhi poshtë akuzat e ish-kryeministrit se SPAK të këtë shkelur ligjin.
“Çështja e takon gjykatës, SPAK nuk mund të japë atribute kuvendit, që nuk ia ka dhënë Kushtetuta. SPAK jo vetëm këtë rast por dhe raste të tjera. Kemi vepruar sipas ligjit,” mësohet të ketë thënë Dumani.
Kreu i SPAK theksoi se hetimet për aferën e incenteratorëve vijojnë ende, edhe përsa i takon ish-ministirit Arben Ahmetajt apo biznesmenëve Mirel Mërtiri e Klodian Zoto.
“Hetimet janë intensive. Pavarësisht se është larguar, Ahmetaj vazhdon të jetë në hetim” tha Dumani.