Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
73 %
1kmh
0 %
Enj
38 °
Pre
38 °
Sht
35 °
Die
34 °
Hën
28 °
E enjte, 24 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Nga mbrojtja e diktatorit, te presidenti i Francës dhe firma Nissan, kush është avokati që punësoi Berisha për padinë ndaj Blinken; një nga më të shtrenjtët në Europë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-kryeministri Sali Berisha njoftoi sot në një konferencë për mediat se do e hedh në gjyq për shpifje Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, pas vendimit për shpalljen e tij “non-grata” në SHBA.

Ai tha se ka punësuar për këtë çështje avokatin francez Jean-yves le Borgne i cili do të përfaqësojë Berishën në Paris.

Nga një kërkim që bëri redaksia e Newsbomb për të, rezulton se ky avokat është ndër më të kërkuarit në Evropë, me klientë nga më të rëndësishmit, duke filluar nga krerë shtetesh si diktatori tunizian Ben Ali apo Presidenti francez Chirak e deri te avokat i pronarit të firmës gjigante botërore si Nissan.

Pagesa e tij nuk bëhet me dije, por vetë klientët që ka pasur tregojnë shumë. Është një avokat i njohur penal i klasifikuar si një nga më të mirët.

Le Borgne mban diplomë në filozofi dhe fillimisht e ka filluar karrierën duke dhënë mësim. Për 20 vjet qendroi në gjykatat penale dhe u bë partneri i avokatit Christian Saint-Palais. Paralelisht, ai trajnon avokatë të rinj.

Nga vitet 1990, Jean-Yves Le Borgne iu drejtua ligjit penal të biznesit. Në veçanti, ai u bë një nga avokatët e një drejtori të kabinetit të Zhak Shirakut dhe arriti të merrte shtyrjen e gjyqit të këtij të fundit. Ai ishte anëtar i këshillit të Dhomës së Avokatëve të Parisit nga 1992 në 1994.

Duke e përshkruar veten si një “gaulist të majtë” , Jean-Yves Le Borgne është i përkushtuar në reformën e kujdestarisë policore në Francë dhe kryeson Shoqatën e Avokatëve Penalë të Francës, duke pasuar Jean-Louis Pelletier dhe duke paraprirë Corinne Dreyfus-Schmidt.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img