Tirana
broken clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
65 %
3.6kmh
75 %
Sht
28 °
Die
29 °
Hën
26 °
Mar
23 °
Mër
25 °
E shtunë, 18 Shtator, 2021
spot_img

Nga maskat tek vaksinimi, Biden shpall masat e reja kufizuese ndaj Covid-19 në SHBA

spot_img

Lajme të ngjashëm

Teksa mutacioni i ri i Covid-19 “Delta” po përhapet me shpejtësi në të gjithë vendit, presidenti i SHBA, Joe Biden ka njoftuar se të gjithë punonjësit civilë do të duhet të marrin vaksinën ose në të kundërt t’i nënshtrohen testimeve të rregullta dhe të mbajnë maskë.

Gjithashtu, sipas vendimit të Biden mbajtja e maskës do të kërkohet për të gjithë punonjësit dhe vizitorët në shumë ambiente federale.

Gjatë një deklarate për shtyp Biden tha se maska nuk është një deklaratë politike, por mbrojtja e vetes dhe e të tjerëve.

“Me vendimin tim, nën drejtimin tim, i gjithë personeli federal dhe vizitorët në ndërtesat federale do të duhet të bëjnë të njëjtën gjë. Siç e kam thënë që në fillim, mbajtja e maskës nuk është deklaratë politike, ka të bëjë me mbrojtjen e vetes dhe mbrojtjen e të tjerëve. Maska është mbrojtje kundër përhapjes së COVID-19. Por nuk ka dyshim që vaksinat janë mbrojtja më e mirë kundër sëmundjes së rëndë nga COVID-19“, tha Biden.

Ndër të tjera, Presidenti tha se po kërkon nga Departamenti i Mbrojtjes që të shqyrtojë se si dhe kur do ta shtojë vaksinën e Covid-19 në listën e vaksinave të detyrueshme për personelin ushtarak.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img